Aktualitet

‘Opozita e re’ letër Komisionit për Reformën Zgjedhore: Ndryshimi i sistemit të bëhet brenda korrikut

24 Maj 2019, 18:59 Nga DOSJA
‘Opozita e re’ letër Komisionit për Reformën

TIRANË- “Opozita e re” i ka dërguar një kërkesë Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore për ndryshime.

Në letrën e nënshkruar nga 38 deputetët e opozitës, synohet që ndryshimi i sistemit zgjedhor të bëhet brenda korrikut dhe jo në nëntor, siç u miratua sot në planin e punës të Komisioni i Reformës Zgjedhore.

“Ne deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, kërkojmë nga ky Komision që pika e trete e objektit të punës së tij që është “Ndryshimi i Sistemit Zgjedhor në Republikën e Shqipërisë”, pra ndryshimi i Kushtetutës, të kalojë si pikë e parë e objektit të punës. Gjithashtu kërkojmë që të mblidhet një tryezë e gjerë me forcat e ndryshme politike dhe shoqërinë civil, për të mbledhur opinione sa më të gjëra rreth kësaj çështjeje shumë të rëndësishme që ka të bëjë me funksionimin e parlamentarizmit dhe zgjedhjen e deputetit, si përfaqësues i qytetare nga qytetarët shqiptarë,”-shkruhet në letër.

Kërkesa është firmosur nga 38 deputetë të opozitës së re, me në krye Rudina Hajdarin. Hajdari, e cila është bashkryetare e Komisionit të Reformës me deputetin socialist Damian Gjiknurin.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet komisioni i reformës zgjedhore] opozita e re reforma zgjedhore rudina hajdari komisioni i reformës zgjedhore] opozita e re reforma zgjedhore rudina hajdari

Sondazh

Poll