Aktualitet

‘270 të burgosur izolohen nga bota e jashtme’/ Arta Marku udhëzon Donika Prelën për zbatimin e “41 bis”

24 Maj 2019, 17:15 Nga DOSJA
‘270 të burgosur izolohen nga bota e jashtme’/ Arta Marku

TIRANË– Kryeprokurorja e Përkohshme e Përgjithshme Arta Marku ka udhëzuar drejtuesen e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela për zbatimin e regjimit 41/bis.

Sipas ligjit të ri të Reformës në Drejtësi, ky regjim duhet të zbatohej nga kreu i Byrosë Kombëtare të Hetimit. Por duke marrë parasysh se ky institucion nuk është krijuar ende, Marku ia ka ngarkuar këtë detyrë Prokurorisë së Krimeve të Rënda deri në krijimin e BKH-së.

Lajmi për zbatimin e këtij sistemi në burgjet shqiptare u dha nga vetë ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj dhe prokurori italian Federico Cafiero De Raho më 29 janar.

Regjimi i posaçëm “41 Bis”, i aplikuar për herë të parë në shtetin italian në vitet 1992, do të aplikohet për herë të parë për 270 të burgosur.

Ky sistem iu ndalon të dënuarve çdo formë komunikimi me botën e jashtme. Edhe takimet e tyre me familjarët do të jenë të monitoruara.

“Udhëzimi i Përgjithshëm Nr.2, datë 24.05.2019 për “Zbatimin e ligjit lidhur me regjimin e posaçëm në burgun e sigurisë së lartë” (Kliko këtu për të parë dokumetin)

Çfarë është sistemi “41 bis”?

Ky sistem është vendosur për herë të parë në Itali në ’92-shin, pas problemeve që kishte vendi me kriminalitetin dhe komunikimin që të burgosurit bënin me njerëz të tjerë për të vijuar punën me drejtimin e organizatave kriminale.

Ky regjim parashikon zero kontakt me botën e jashtme, 1 orë ajrim, ndalim i përdorimit të parave nga jashtë brenda burgut, telefonata të regjistruara audio dhe video. Gjithashtu, sipas modelit Italian, këta të burgosur nuk lejohen të kenë më shumë se 1 takim në muaj me familjarët e tyre, ndërkohë që biseda është e regjistruar. Ndalohen sendet personale në qeli, ndërkohë që këta persona e kanë të ndaluar të flasin me të burgosurit e tjerë dhe të qëndrojnë më shumë se 4 persona së bashku për më shumë se dy orë në ditë.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arta marku donika prela sistemi 41 bis arta marku donika prela sistemi 41 bis

Sondazh

Poll