Aktualitet

SHOKUESE/ I riu që u gjet i pajetë në rezervuarin e Gjançit ishte me duar të lidhur, Fridman Xhaferraj dyshohet se u vra, a

14 Qershor 2021, 07:50 Nga DOSJA
SHOKUESE/ I riu që u gjet i pajetë në rezervuarin e

KORCE– Detaje të rënda janë zbuluar një ditë pas gjetjes pajetë të të riut Fridman Xhaferraj në rezervuarin e Gjançit në fshatin Vithkuq. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Xhaferraj është nxjerrë i pajetë dhe me duar të lidhura nga rezervuari. 25-vjeçari rezulton se është banor i një tjetër zone në Shqipëri, dhe dyshohet se është vrarë dhe më pas është hedhur në rezervuar. Ai është nga fshati Plug i Lushnjes. 

Viktima, Fridman Xhaferraj, 25 vjeç, njihet si një person me precedent penal ndërsa duhet të ishte në shtëpi, pasi gjykata i kishte caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie”, pas akuzave për djegien e 3 makinave në një qendër tregtare në Lushnje. 

Mësohet se trupi dhe koka e të riut kanë shenja të shumta. Ai dyshohet se është dhunuar, lidhur e më pas është vrarë dhe fshehur në rezervuar. Nga ana tjetër, për të riun nuk ka një denoncim nga familja se ishte i zhdukur. Tashmë pritet që autopsia të zbulojë shkaqet e vdekjes, por në ‘duartë’ e policisë janë 2 pista hetimi, ajo kryesorja e prishjeve të pazareve të drogës, dhe nuk përjashtohet as pista e vrasjes për motive banale.

(F.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet fridman xhaferraj lulzim spahija fridman xhaferraj lulzim spahija

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Qershor 2021, 07:10

Për D.A. nuk është asgjë aksidenti automobilistik që kaloi. As rrezikimi i jetës dhe trauma që i la, duke qenë se si pasagjere kishte edhe të bijën vetëm 4 vje&...

Aktualitet 14 Qershor 2021, 07:00

Një i ri që jeton jashtë Shqipërisë, ka kërkuar ndërhyrjen e forcave të rendit, pasi ka tentuar të hapë derën e shtëpisë dhe pasi ka provuar disa herë, nuk ka m...