Politike

Zgjedhjet në PD, numërohen votat, Basha kryeson në 80% të vendit, Selenica, i vetmi vend që i jep fitoren Shehajt. Gjana: G

13 Qershor 2021, 18:09 Nga DOSJA
Zgjedhjet në PD, numërohen votat, Basha kryeson në 80% të

TIRANË– 40 mijë e 674 fletë votimi kanë bërë që Lulzim Basha të vijojë të jetë në krye të Partië Demokratike. 41 mijë e 95 anëtarë të Partisë Demokratike iu drejtuan sot degëve përkatëse dhe hodhën fletën duke vënë shenjën “X” tek emri i tyre i preferuar. Sipas rezultateve paraprake, Basha ka marrë më shumë se 81% të votave, ndërsa i dytë në radhë vjen Agron Shehaj. I vetmi vend që i ka dhënë fitoren Shehajt ka qenë Selenica, ndërsa në total ka marrë 6 mijë e 38 vota.

Fatbardh Kadilli ka marrë 763 vota, ndërsa Edith Harxhi, vetëm 991. Kutitë janë mbyllur fillimisht në Selenicë aty ku fitues ka rezultuar Agron Shehaj me 17 vota më shumë se kreu aktual i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Agron Shehaj ka marrë 119 vota, Lulzim Basha ka marrë 102 vota, Fatbardh Kadilli dhe Edith Harxhi kanë marrë nga një votë secili.

Numërimi i votave ka përfunduar më pas në të gjitha qytetet duke thelluar kështu diferencën mes kandidatëve dhe duke vulosur fitoren e Bashës. Gjithsesi, Kreu i Komisionit Zgjedhor, Jemin Gjana ka bërë me dije se nesër do të dalin rezultatet zyrtare, ndërsa sot janë vetë ato paraprake.

Rezultate paraprake:

Kanë votuar: 41100

Në përqindje: 54.7%

Vota  të vlefshme: 40674

Fatbardh Kadilli:  763

Edith Harxhi:  991

Agron Shehaj:  6038

Lulzim Basha: 32882 ose 81%

Nga ora 08:00, deri në orën 19:00, demokratët u janë drejtuar kutive të votimit në degët përkatëse dhe kanë votuar të preferuarin e tyre mes katër personave që janë: Edith Harxhi, Fatbardh Kadilli, Lulzim Basha dhe Agron Shehaj. I pari nga kandidatët në garë që ka votuar ishte Lulzim Basha. Ai priti në radhë derisa hodhi votën e tij.  Në këtë proces zgjedhor ka pasur edhe denoncime të shumta.  Problematika janë konstatuar nga ana e kandidatit Agron Shehaj. Ekipi i tij bën të ditur se vëzhguesja e tyre në njësinë Nr. 5 është përjashtuar nga komisioni pa të drejtë. Sipas tyre, Enkeleda Cela është përjashtuar dhe momentalisht në këtë qendër nuk kanë asnjë vëzhgues. Madje vetë Çela ka denoncuar në rrjetet sociale se është dhunuar nga Ndriçim Bbasi dhe është nxjerrë me forcë nga qendra e votimit.

Edith Harxhi tha se procesi ka parregullsi të mëdha. Edvin Kulluri, Indrit Hoxha dhe Lajla Përlaska gjithashtu kanë deklaruar publikisht se nuk e kanë gjetur emrin e tyre në listë. Nuk kanë munguar as fotografimet e votës. Gjana tha se në Shkodër, përfaqësuesit e Shehaj kanë luajtur me emrat e dy vëllezërve ndërsa një vëzhguese e cila ka shkaktuar 2 orë probleme është zëvendësuar. Gjana tha gjithashtu se dikush ka shkuar në Kombinat dhe ka tentuar të votojë me pajisje, por që më pas është larguar.

Nuk ka munguar dhe reagimi i liderit historic Sali Berisha. Ai ka votuar dhe në një deklaratë për mediat, u ka qëndruar fjalëve të tij për mundësinë e kthimit në PD.  Në krye të Komisionit për zgjedhjen e kryetarit të ri është Jemin Gjana, ndërsa anëtarësia përbëhet nga Albana Vokshi, Belind Këlliçi dhe Çlirim Gjata. Ndihmësit do të jenë Mimoza Hasekiu, Albert Avduli, Gjoke Vuksani, Ervin Minarolli dhe Lulzim Omuri. Fituesi do të shpallet zyrtarisht nesër paradite.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike agron shehaj edith harxhi fatbardh kadilli lulzim basha zgjedhje ne pd agron shehaj edith harxhi fatbardh kadilli lulzim basha zgjedhje ne pd

Sondazh

Poll

Politike 13 Qershor 2021, 16:24

TELEFONIN GATI! Genc Pollo filmon votën

TIRANË– Genc Pollo, një nga emrat më në zë të Partisë Demokratike ka fotografuar votën e tij. Pollo është paraqitur në degën përkatëse dhe ka plotësu...