Bota

Padia kundër Serbisë për gjenocid, Vuçiç për Kurtin: Mos kërcëno më, bëje.. ai ka mungesë të dëshirës për të dia

13 Qershor 2021, 16:11 Nga DOSJA
Padia kundër Serbisë për gjenocid, Vuçiç për

KOSOVË –Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç deklaroi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duhet të paraqesë padinë e paralajmëruar kundër Serbisë për gjenocid, në vend që ai të kërcënojë.

Sipas mediave kosovare, Vuçiç konsideron se këto janë truke nga Prishtina. Ai tha se Kurti po e përsërit paralajmërimin për padi çdo ditë por nuk po bën gjë konkrete. Lidhur me raportimet se Kurti do të shkojë në Bruksel së bashku me të mbijetuarën e masakrës, nënkryetaren e Kuvendit, Saranda Bogujevci, Vuçiq tha kjo tregon mungesën e vullnetit të Kurtit për dialog.

“Mos kërcëno më, bëje. Mos luaj me ne me këto gjëra. Unë kam qenë në politikë për një kohë të gjatë, e di se çfarë do të thotë, ai do të na kërcënojë me një proces gjyqësor për gjenocid, dhe ne do të jemi shumë të shqetësuar, kështu që dikush jashtë do të thotë se do t’i parandalojë ata, dhe se ne do ta njohim Kosovën. Mundohuni t’ia shisni ato truket dikujt tjetër, por jo mua. Ajo vuajti dhe ka një histori të vështirë, por gjithashtu nuk është çështje e tërë kombit, as çështje e demarkacionit territorial dhe mund të bëjmë dhjetëra e qindra njerëz të tillë për t’i sjellë në tavolinë, por kur të bëhet, ka mungesë të dëshirës për të dialoguar”, tha Vuçiç.

Kur u pyet nga gazetarët serbë nëse ia vlen të shkojw në Bruksel, Vuçiç tha se nuk ka alternativë tjetër për dialogun.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora albin kurti aleksander vucic dialogu kosove-sebi albin kurti aleksander vucic dialogu kosove-sebi

Sondazh

Poll