Rusia është e gatshme të dorëzojë kriminelët kibernetikë, por vetëm me nje kusht: Duhet t’i dorëzojë edhe SHBA
13 Qershor 2021, 15:56Nga DOSJA
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka thënë se vendi i tij është i gatshëm të dorëzojë kriminelët kibernetikë në Shtetet e Bashkuara, por vetëm nëse të njëjtën gjë e bën edhe Uashingtoni.
Ai tha se kjo mund të arrihej përmes një marrëveshjeje mes dy vendeve.
Putin i bëri komentet në një intervistë për televizionin shtetëror përpara një samiti me presidentin amerikan, Joe Biden, që pritet të mbahet me 16 qershor në Gjenevë të Zvicrës.
Putini tha se pret që takimi i Gjenevës të ndihmojë në vendosjen e dialogut dypalësh dhe ringjalljen e kontakteve personale.
Shtëpia e Bardhë ka thënë se Biden në takim do të ngrisë çështjen e sulmeve kibernetike, të cilat kanë tensionuar raportet mes dy vendeve.
Kjo çështje është në qendër të vëmendjes, pasi një grup kriminal kibernetik që autoritetet amerikane thanë se operon nga Rusia, sulmoi rrjetin e një gazsjellësi në SHBA duke kërkuar një shpërblim. Disa javë më pas hakerët sulmuan edhe fabrikën më të madhe për përpunimin e mishit në botë.
SHBA-ja prej kohësh e ka akuzuar Rusinë edhe për ndërhyrje në zgjedhjet amerikane.
Përveç sulmeve kibernetike, presidenti Biden pritet të diskutojë edhe për veprimet e Moskës në Ukrainë dhe trajtimin e kritikut të Kremlinit, Aleksei Navalny.
Por, udhëheqësi amerikan gjithashtu ka thënë se Shtetet e Bashkuara duan një marrëdhënie “të qëndrueshme” me Moskën në mënyrë që të punojnë bashkë për çështje të përbashkëta strategjike, siç janë kontrolli i armëve dhe ndryshimi i klimës.
REL
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) do të diskutojë rishikimin e konceptit të saj strategjik kur udhëheqësit e saj, përfshirë Presidentin amer...
BRITANI-Qindra aktivistë të mbrojtjes së mjedisit janë mbledhur në bregdetin Cornwall ditën e djeshme në përpjekje për të tërhequr vëmendjen e udhëheqësve botër...
ITALI– Tre persona, mes tyre dy fëmijë kanë mbetur të vrarë si pasojë e dosa të shtënave me armë zjarri. Ngjarja e rëndë është shënuar sot në Ardea të Italisë. ...
TEKSAS-13 persona kanë mbetur të plagosur pas të shtënave me armë në Austin, Teksas ku dy nga të plagosurit janë në gjendje kritike.Sipas Nbcn, incidenti ndodhi...
SERBI-Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Aleksandar Vulin, nuk është treguar optimist për vazhdimësinë e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë duke thënë Al...
BRITANI-Kryeministri britanik, Boris Johnson dy ditë më parë gjatë takimit të G7 propozoi që të dhurohen një milard doza të vaksinës anti-Covid për shtetet në n...
MAQEDONI E VERIUT–Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka folur për jetën e tij dhe për fillesat e suksesit të tij në një intervistë për një gazëtë s...
GREQI- Autorët e grabitjes në Glyka Nera janë duke u kërkuar në Shqipëri, Bullgari dhe Rumani. Protothema shkruan se policia greke ka kontaktuar ambasadat e tre...