Bota

Samiti G7 merr vendimin: Do dhurojmë 1 miliard doza të vaksinës anti-Covid për vendet e varfëra

13 Qershor 2021, 13:33 Nga DOSJA
Samiti G7 merr vendimin: Do dhurojmë 1 miliard doza të vaksinës

BRITANI-Kryeministri britanik, Boris Johnson dy ditë më parë gjatë takimit të G7 propozoi që të dhurohen një milard doza të vaksinës anti-Covid për shtetet në nevojë dhe ky vendim është aprovuar ditën e sotme.

Sipas BBC gjashtë udhëheqësit e tjerë ranë dakort për  shpërndarjen e një milliard dozave të vaksinës anti-Covid për vendet e varfëra dhe pjesa më e madhe e vaksinave do të jenë të kompanisë britanike “AstraZeneca”, të cilën Johnson e ka vlerësuar për mbajtjen e çmimit për dozë në nivele minimale. Gjatë fjalës së tij për mediat Biden tha se kjo është “përgjegjësia dhe detyrimi jonë humanitar”.

Më herët presidenti i SHBA, Joe Biden u zotua se do të shtojë luftën kundër koronavirusit me dhurimin e 500 milion vaksinave Pfizer ndërsa, Johnson tha se Britania është gati të dhurojë të paktën 100 milion vaksina.

Samiti tre ditor i G7 është ngjarja e parë ballë për ballë midis krerëve të shteteve që nga fillimi i pandemisë. Gjatë këtyre takimeve në fokus ka qenë pandemia dhe vaksinimi i qytetarëve, pasi vetëm kështu bota mund të ktheht në normalitet.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota biden boris johnson samiti i g7 ne angli biden boris johnson samiti i g7 ne angli

Sondazh

Poll

Bota 13 Qershor 2021, 11:42

SHBA- Një nënë hodhi dy fëmijët e saj të vegjël nga dritarja e katit të dytë të një ndërtese apartamenti në Brooklyn dhe më pas u hodh edhe vetë. NBC shkruan se...

Bota 13 Qershor 2021, 10:39

ANGLI– Samiti 3 ditor i G7 në Cornwell të Britanisë ka mbaruar, ku siç është theksuar më herët temat kryesore ishin pandemia, klima dhe bashkëpunimi ndër...