Bota

Sulm me armë në Teksas/ Plagosen 13 persona, kapet njëri nga autorët

13 Qershor 2021, 15:19 Nga DOSJA
Sulm me armë në Teksas/ Plagosen 13 persona, kapet njëri nga

TEKSAS-13 persona kanë mbetur të plagosur pas të shtënave me armë në Austin, Teksas ku dy nga të plagosurit janë në gjendje kritike.

Sipas Nbcn, incidenti ndodhi rreth orës 01:30 në zonën Sixth Street, e cila është e mbipopulluar me bare, klube, salla koncertesh dhe dyqanesh. Deri më tani nuk është raportuar asnjë viktimë dhe njëri nga autorët e ngjarjes është kapurn ndërs tjetri është në kerkim sipas një deklaratë të shefit të Departamentit të Policisë së Austin, Joseph Chaikon.

Polica po heton për shkaqet e ngjarjes dhe kapjen e autorit duke shqyrtuar kamerat e sigurisë në zonë dhe kamerat e trupit të policisë, hetuesit nuk kanë përjashtuar përfshirjen e një bande, por thonë se motivi dhe rrethanat që çuan në të shtënat nuk janë të qarta në këtë kohë.

Menjëherë pas të shtënave, Departamenti i Policisë së Austin  kishte kërkuar në një postim në Tëitter që njerëzit të qëndronin larg nga zona e 6-të në qendër të qytetit.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota me plagosen 13 persona teksas me plagosen 13 persona teksas

Sondazh

Poll

Bota 13 Qershor 2021, 11:42

SHBA- Një nënë hodhi dy fëmijët e saj të vegjël nga dritarja e katit të dytë të një ndërtese apartamenti në Brooklyn dhe më pas u hodh edhe vetë. NBC shkruan se...