Bota

“Doni të na pushtoni?” Ana Brnabiç flet pas debatit që pati me Kurtin në Tiranë: Na kërcënon çdo ditë me padi dhe b

13 Qershor 2021, 14:42 Nga DOSJA
“Doni të na pushtoni?” Ana Brnabiç flet pas debatit

SERBI– Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç ka folur pas debatit që pati me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në Tiranë, kur ky i fundit i tha ‘ju dëshironi të na pushtoni’.

Mediat serbe shkruajnë se Brnabiç është shprehur se Kurti po bën vetëm cirk, pasi nuk ka ndërmend të ngrejë asnjë padi për gjenocid ndaj Serbisë.

“Ai kërcënon Serbinë me procese gjyqësore për gjenocid çdo ditë. Le ta bëjë një proces gjyqësor dhe pastaj le të thotë çfarë të dojë, le ta provojë atë që ka, por mos të kërcënojë, sidomos jo në takimet rajonale, sepse atëherë ai bën cirk. Fakti që tani kemi elita politike në Prishtinë, njerëz që nuk duan të flasin, është një katastrofë për të gjithë rajonin dhe do të jetë jashtëzakonisht e vështirë për presidentin (Vuçiç) më 15 qershor,”- mësohet të ketë thënë Brnabiç.

Kjo e fundit u ul në një tavolinë me Kurtin në Tiranë, në kuadër të Samitit që u drejtua nga kryeministri Edi Rama dhe komisioneri Oliver Varhelyi. Mes tyre pati debate.

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora albin kurti ana brnabic albin kurti ana brnabic

Sondazh

Poll

Bota 13 Qershor 2021, 11:42

SHBA- Një nënë hodhi dy fëmijët e saj të vegjël nga dritarja e katit të dytë të një ndërtese apartamenti në Brooklyn dhe më pas u hodh edhe vetë. NBC shkruan se...