Bota

Krimi në Glyka Nera, mediat greke: Autorët e ngjarjes kërkohen në Shqipëri, Bullgari dhe Rumani

13 Qershor 2021, 13:10 Nga DOSJA
Krimi në Glyka Nera, mediat greke: Autorët e ngjarjes kërkohen

GREQI- Autorët e grabitjes në Glyka Nera janë duke u kërkuar në Shqipëri, Bullgari dhe Rumani. Protothema shkruan se policia greke ka kontaktuar ambasadat e tre vendeve specifike, në mënyrë që të lehtësojë procedurat, dhe të anashkalojë burokracinë dhe të kontrollojë menjëherë të dyshuarit.

Këto të dhëna futen në raundin e dytë të hetimeve të Sigurisë së Atikës pasi piloti 32-vjeçar nuk arriti të identifikojë asnjë nga dhjetëra të dyshuar, që mund të kenë qënë pjesë në grabitje. Sipas zhvillimeve të fundit, analistët e vrasjeve spekulojnë se autorët e kanë lënë vendin. Shqipëria, Bullgaria dhe Rumania konsiderohen si tre vendet e mundshme për këtë dhe ka filluar një proces i shpejtë për identifikimin e të dyshuarve.

Një delegacion i autoriteteve greke tashmë u takua me ambasadorin shqiptar në Greqi në mënyrë që të hapte një kanal informacioni dhe identifikimi të menjëhershëm dhe për të mos humbur kohë. E njëjta gjë pritet të ndodhë në 24 orët e ardhshme me ambasadorët e Rumanisë dhe Bullgarisë pasi raundi i parë i hetimeve ndaj autorëve në vend përfundoi pa sukses.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Greqi pak javë më parë. Tre persona, të cilët shkuan për të grabitur një shtëpi në Greqi, përfunduan duke vrarë 20-vjeçaren britanike, qenin e familjes dhe duke torturuar bashkëshortin e të resë. 20-vjeçarja u gjet e vrarë, në papafingo të shtëpisë, pranë krevatit të fëmijës së saj 11 muajsh, ndërsa burri i saj 32 vjeç ishte i lidhur në një karrige në dhomën e gjumit. Ishte ai që njoftoi Policinë duke i rënë telefonit me hundë, por bashkëshortja kishtë ndërruar jetë prej kohësh. Pranë saj ndodhej foshnja, që fatmirësisht është në gjendje të mirë.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota glyka nera grabitja ne glyka nera glyka nera grabitja ne glyka nera

Sondazh

Poll

Bota 13 Qershor 2021, 11:42

SHBA- Një nënë hodhi dy fëmijët e saj të vegjël nga dritarja e katit të dytë të një ndërtese apartamenti në Brooklyn dhe më pas u hodh edhe vetë. NBC shkruan se...

Bota 13 Qershor 2021, 10:39

ANGLI– Samiti 3 ditor i G7 në Cornwell të Britanisë ka mbaruar, ku siç është theksuar më herët temat kryesore ishin pandemia, klima dhe bashkëpunimi ndër...

Bota 13 Qershor 2021, 09:57

Greqia akuzon Turqinë për “provokim”

GREQI- Roja bregdetare greke tha se të dielën (13 qershor) një prej anijeve të saj patrulluese u “provokua” nga një anije turke. Autoritetet greke t...