Bota

Shpërthim në Lyon të Francës, të paktën 7 të plagosur. Ja kush është autori i dyshuar (FOTO)

24 Maj 2019, 17:13 Nga DOSJA
Shpërthim në Lyon të Francës, të paktën 7 të

FRANCË- Një ngjarje e rëndë mësohet të ketë ndodhur pak më parë në Lyon të Francës, ku një pako eksploziv, e mbushur mes të tjerash me gozhzë e vida, ka shpërthyer duke lënë të paktën 13 të plagosur mes të cilëve edhe një fëmijë 8-vjeçar.

Shpërthimi ka ndodhur në një pedonalet e qytetit, ndërsa Presidenti francez Macron në një prononcim për mediet e ka quajtur atë si një sulm, duke thënë: “Unë jam vonë sepse ka pasur një sulm në Lyon”.

Më tej ai tha: “Për aq sa unë mund të them është se nuk ka viktima – janë plagosur” shtoi ai.

Ende nuk ka informacion se kush mund të fshihet pas këtij sulmi.  

Pakoja e eksplozivit ishte lënë jashtë një furrë në një cep të rrugës nga një çiklist i maskuar, thonë raportet e mediave franceze të pakonfirmuara, ndërsa rruga ku ka ndodhur shpërthimi quhet “Victor Hugo” dhe është në qendër të qytetit historik.

Explosion à #Lyon angle rue Victor Hugo et rue Sala. Périmètre de sécurité mis en place. Pour votre sécurité éviter le secteur. pic.twitter.com/g9bAgH2oaf

— Préfet de région Auvergne-Rhône-Alpes et du Rhône (@prefetrhone) May 24, 2019

Ndërkohë policia ka publikuar fotot e autorit të dyshuar për ngjarjen, ku shihet i maskuar në një biçikletë. 

(B.B/ dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota france lyon shperthim france lyon shperthim

Sondazh

Poll