Bota

Parlamenti i Izraelit pritet ta miratojë qeverinë e re

13 Qershor 2021, 09:59 Nga DOSJA
Parlamenti i Izraelit pritet ta miratojë qeverinë e re

IZRAEL- Të dielën (13 qershor) Parlamenti i Izraelit pritet të miratojë përbërjen e një qeverie të re, duke i dhënë fund qeverisjes 12 vjeçare të kryeministrit, Benjamin Netanyahu. Qeveria e ardhshme përbëhet nga një kaolicion i gjerë mes shumë partive dhe ka një shumicë të thjeshtë në Kuvend.

Zgjedhja e saj gjithashtu do t’i jepte fund krizës politike që ka zgjatur pothuajse dy vjet në Izrael. Tre palë zgjedhje të përgjithshme janë mbajtur gjatë kësaj periudhe. Nacionalisti i krahut të djathtë, Naftali Bennett, do të bëhet kryeministër, nëse parlamenti miraton qeverinë. Ai ka një marrëveshje për ndarjen e pushtetit me një udhëheqës të një partie të qendrës.

Sipas marrëveshjes së koalicionit, Bennett, i cili udhëheq partinë Yamina, do të ushtroje postin e kryeministrit deri në shtator të vitit 2023, dhe më pas do t’ia dorëzojë atë, Yair Lapid, udhëheqësit të partisë Yesh Atid. Netanyahu, si kreu i partisë së djathtë Likud do të bëhej lider i opozitës.

Ai ka sulmuar qeverinë e re të mundshme, duke e quajtur atë një “koalicion të rrezikshëm mashtrimi dhe dorëzimi” dhe është zotuar se do ta “rrëzojë shumë shpejt”.

Ndaj Netanyahut po vazhdon gjyqi lidhur me akuzat për ryshfet, mashtrim dhe shkelje të besimit. Ai i mohon akuzat.

REL

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota benjamin netanyahu naftali bennett yesh atid benjamin netanyahu naftali bennett yesh atid

Sondazh

Poll

Bota 13 Qershor 2021, 09:57

Greqia akuzon Turqinë për “provokim”

GREQI- Roja bregdetare greke tha se të dielën (13 qershor) një prej anijeve të saj patrulluese u “provokua” nga një anije turke. Autoritetet greke t...