Bota

Tërmet në Greqi, “shkundet” Kreta gjatë natës

13 Qershor 2021, 07:22 Nga DOSJA
Tërmet në Greqi, “shkundet” Kreta gjatë natës

GREQI- Një tërmet në ishullin e Greqisë, Kretë ka rënë gjatë natës. Protothema shkruan se tërmeti që ra ishte me magnitudë 3.5 të shkallës Rihter, dhe ra rreth orës 01:47.

Tërmeti që ra ishte me thellësi 15 kilometra. Ndërkohë që një tjetër paslëkundje e këtij tërmeti ra në këtë zonë në orët e para të mëngjesit. Paslëkundja ishte me madhësi 1.7 të shkallës Rihter dhe ra në orën 04:29.

Më parë në Greqi kanë rënë tërmete të mëdha. Dy të fundit ishin në 3 dhe 8 qershor, por fatmirësisht nuk u shënuar persona të lënduar. 

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni termet ne greqi termet ne greqi

Sondazh

Poll