Bota

Ndryshimi i klimës, Antraktida lëshon alarm për shkrirjen e akullit

13 Qershor 2021, 07:37 Nga DOSJA
Ndryshimi i klimës, Antraktida lëshon alarm për shkrirjen e

ANTRAKTIDË- Një shenjë e rrezikut për pasojat e ndryshimit të klimës është shkrirja jashtëzakonisht e shpejtë e një sipërfaqe të madhe akulli në Antarktidë. AP shkruan se kjo shkrirje e akullit po krijon një shqetësim të madh për shkencëtarët.

Imazhet satelitore tregojnë se që nga viti 2017 kjo pjesë e veçantë akulli, ka filluar të shkrihet me një shpejtësi jashtëzakonisht të madhe, gjë që i bën ambientalistët të konkludojnë se një ajsberg i madh i ngurtë mund të ndahet nga i gjithë blloku i akullit.

Në mënyrë indikative, vlerësohet se gjatë periudhës 2017-2020, madhësia e bllokut së akullit është zvogëluar për 12 milje. Hulumtimi i shkencëtarëve u botua të Premten në rishikimin shkencor Science Advances dhe përmes tij regjistrohet në një video me teknikë të regjistrimit të përshpejtuar, e cila tregon tkurrjen e shpejtë të bllokut të akullit.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota shkrihet akulli ne antraktide shkrihet akulli ne antraktide

Sondazh

Poll