Bota

Mister vaksina, marrin dozën e parë Vjosa Osmani dhe Glauk Konjufca

13 Qershor 2021, 09:06 Nga DOSJA
Mister vaksina, marrin dozën e parë Vjosa Osmani dhe Glauk Konjufca

KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani së vashku me kryetarin i Kuvendit, Glauk Konjufca kanë marrë ditën e sotme dozën e tyre të parë të vaksinës anti-Covid. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se pas vaksinimit dy zyrtarët u kanë bërë thirrje qytetarëve që të imunizohen.

Si Osmani dhe Konjufca kanë marrë dozën e tyre të parë në Sallën 1 Tetori në Prishtinë. Ndërkohë që nuk është bërë e ditur se cilën vaksinë kanë marrë.  

“Presidentja Osmani, me këtë rast ka porositur të gjithë qytetarët që sapo të fillojë vaksinimi masiv, t’i përgjigjen ftesës për vaksinim të Ministrisë së Shëndetësisë. Vaksinat janë të sigurta dhe vetëm përmes vaksinimit dhe respektimit të masave, do të mund t’i kthehemi normalitetit duke mposhtur virusin COVID-19”, thuhet në njoftim.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora glauk konjufca vjosa osmani glauk konjufca vjosa osmani

Sondazh

Poll