Bota

39 persona të vdekur brenda kamionit për në Angli, arrestohet 28-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

13 Qershor 2021, 08:39 Nga DOSJA
39 persona të vdekur brenda kamionit për në Angli, arrestohet

ITALI- Policia italiane ka arrestuar një burrë të kërkuar nga Britania e Madhe, i cili ka lidhje me kontrabandën e njerëzve që çuan në vdekjen e 39 migrantëve Vietnamezë në një kamion, teksa do shkonin në Angli.

The Guardian shkruan se rumnni 28-vjeçar, Stefan Damian Dragos, akuzohet se ka siguruar kamionin që transportonte migrantët në Angli. Sipas policisë në Milano, Dragos, i përket një organizate kriminale të imigracionit të paligjshëm.

39 Vietnamezët u mbytën në kontejner ndërsa po transportoheshin për në Angli. Ngjarja ndodhi në tetor të vitit 2019, ndërkohë që  deri tani janë kapur drejtuesit e bandës së kontrabandës, Ronan Hughes dhe Gheorghe Nica, të cilët u dënuan për 39 akuza vrasjeje në një gjykatë në Londër në fillim të këtij viti dhe u burgosën përkatësisht për 20 vjet dhe 27 vjet.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota stefan damian dragos tragjedia me 39 emigrante te vdekur stefan damian dragos tragjedia me 39 emigrante te vdekur

Sondazh

Poll