Bota

‘Amerika është kthyer’/ Marcon: Biden një president i gatshëm për bashkëpunim

12 Qershor 2021, 20:33 Nga DOSJA
‘Amerika është kthyer’/ Marcon: Biden një president i

SHBA- Shtetet e Bashkuara janë rikthyer si një vend udhëheqës e bashkëpunues i botës së lirë, tha presidenti i Francës, Emmanuel Macron, gjatë një takimi me presidentin e SHBA-së, Joe Biden.

“Është shumë mirë të kesh një president të SHBA-së që është pjesë e klubit dhe shumë i gatshëm të bashkëpunojë“, tha Macron.

Ndërsa presidenti Biden tha se e ka thënë edhe më parë që “Amerika është kthyer“.

“Unë mendoj se gjërat po shkojnë mirë“, tha Biden.

Te dy liderët u takuan në kuadër të samitit të G7-ës (shtatë vendet më të pasura të botës), që po mbahet në Britaninë e Madhe.

Raportet mes evropianëve dhe paraardhësit të Bidenit, Donald Trump kanë qenë të trazuara. Trump e kishte tërhequr SHBA-në nga traktati i klimës dhe kishte kritikuar aleatët evropianë për çështje të ndryshme, përfshirë edhe kontributin e ulët financiar në kuadër të aleancës së NATO-s.

“Unë mendoj se Bashkimi Evropian është tepër i fortë dhe i gjallë, dhe kjo ka të bëjë shumë me aftësinë e Evropës Perëndimore jo vetëm për të trajtuar çështjet e saj ekonomike, por për të siguruar edhe mbështetjen për NATO-n“, -tha Biden.

Vizitën e parë të tij jashtë vendit, presidenti Biden po e zhvillon në Evropë.

Pas samitit të G7-ës që përfundon të dielën, më 13 qershor, ai udhëton për Bruksel për takime me zyrtarë të Bashkimit Evropian dhe NATO-s.

Marrë nga REL

(f.i/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota donald trump emmanuel macron g7 joe biden nato donald trump emmanuel macron g7 joe biden nato

Sondazh

Poll