Aktualitet

“Nga Turi tek Sindi”, maturantët kërkojnë ndryshimin e sistemit të pikëve: Pyetjet ishin kopjuar nga interneti

12 Qershor 2021, 10:20 Nga DOSJA
“Nga Turi tek Sindi”, maturantët kërkojnë ndryshimin

TIRANË– Maturantët që janë ulur para Ministrisë së Arsimit në shenjë proteste për provimin e matematikës, janë shprehur se pyetjet ishin të kopjuara nga interneti dhe ishin të një niveli të lartë. 

Pyetjet ishin kopjuar nga interneti, nuk ishin bërë tamam, ishin të një niveli shumë të lartë provimi. Dëshirojmë që të ulet pragu i pikëve“, tha një maturante.

Një tjetër maturante akuzoi Ministrinë e Arsimit se i gënjyen dhe nuk e mbajtën fjalën se provimi do të ishte i thjeshtë dhe nuk do të përfshiheshin pyetje nga njohuritë e marra online.

Para dy muajsh kemi bërë mbledhje me ministren Evis Kushi dhe ajo na premtoi që nuk do futet në provim njohurit që kemi marrë online. Ky ka qenë një nga provimet më të vështirë në 5 vite, pse ne? Nuk ka të bëjë me notën, por faktin që na gënjyen e nuk i mbajtën premtimet, ministri e turpit. Do protestojmë deri sa të marrim drejtësi, kërkojmë përgjigje për një rivlerësim të provimit“.

Një tjetër maturant, përmendi edhe tezën e letërsisë së vitit të kaluar, ku pyetja me ‘Turin në varkë’ u bë e fmashme,

Kësaj herë Turi është Sindi”– u shpreh maturani , duke bërë një krahasimin.

Lajmi Kryesor: Dolën të pakënaqur nga provimi i matematikës, maturantët protestë para Ministrisë së Arsimit: Duam të ndryshohet niveli i pikëve

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet maturantet ne proteste maturantet ne proteste

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Qershor 2021, 09:51

TIRANË-Maturantët kanë bllokuar tërësisht ‘Rurgën e Durrësit’ në kryeqytet, pasi janë ulur këmbëkrye, duke qëndruar para Ministrisë së Arsimit.Me thirrje e...