Politike

I hoqën emrin nga PD? Nishani: Do i çoj në gjyq! Harxhi “tregon pasurinë”: Kam vetëm një iPhone

11 Qershor 2021, 22:04 Nga DOSJA
I hoqën emrin nga PD? Nishani: Do i çoj në gjyq! Harxhi

TIRANË-Dy ditë na ndajnë nga zgjedhjet për kryetarin e ri të PD-së, ku në garë janë katër kandidatë, kandidatja Edith Harxhi ka vijuar me fushatën në Tiranë. Një ndër mbështetësit e saj, Bujar Nishani iu përgjigj zërave se emri i tij nuk është në listën e anëtarësisë së partisë.

Duhet të jem sepse kur kam lënë zyrën e Presidentit të Republikës, jam paraqitur menjëherë në seksionin e lagjes, kam marrë teserën e PD-së. Nëse nuk është emri do ta çoj në gjykatë, por jo në gjykatën e partisë, pasi PD nuk ka gjykatë. Statuti parashikohet që të ketë gjykatën e partisë, komisionin e Apelimit, dhe prej 4 vitesh është emëruar vetëm kryetari,”-tha ai.

Nga ana tjetër kandidatja për kryetare, Edith Harxhi “thumboi” një prej kundërshatrëve në garë, Lulzim Bashën, kur foli për pasurinë e saj.

“Unë sot e nis këtë garë për kryetare të PD-së me një “iPhone” të vjetër që e kam marrë para 7-8 vitesh, kam vetëm një makinë, asgjë tjetër, nuk kam 4 vila. Kam komplet edukatë tjetër,”-tha Harxhi.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edith harxhi edith harxhi në tiranë zgjedhjet ne pd edith harxhi edith harxhi në tiranë zgjedhjet ne pd

Sondazh

Poll