Politike

Berisha në krye të PD? Habit Edith Harxhi: Kam që në vitin 2014 që i kërkoj të marrë drejtimin e partisë!

12 Qershor 2021, 05:33 Nga DOSJA
Berisha në krye të PD? Habit Edith Harxhi: Kam që në vitin

TIRANË– Kandidatja për kryetare e Partisë Demokratike, Edith Harxhi është shprehur se ka që prej vitit 2014 që i ka kërkuar ish-kryeministrit Sali Berishës që të kthehet në krye të partisë së djathtë.

Në një intervistë për ‘Zonë e Lirë’ mbrëmjen e djeshme, Harxhi tha se ai tashmë e ka nisur fushatën, duke iu referua fotos që Berisha ka postuar në rrjetet sociale, nga koha kur ishte kryeministër i Shqipërisë.

Harxhi: Kam që në vitin 2014 që i kërkoj Sali Berishës të rikthehet.

Çani: Po ti do bësh indietro?

Harxhi: Prit se unë jam akoma në garë, edhe Berisha nuk besoj se do të vijë që nesër. Megjithëse me foton që kishte postuar qëparë tregoi se ka filluar fushatën.

Deklarata e Harxhit përforcon dyshimet për një rikthim të mundshëm, pasi edhe dy ditë më parë, Berisha u shpreh se do të rikthehej në poste drejtuese të partisë, duke mos përjashtuar as rikthimit si kryetar. I pyetur nëse vazhdon me qëndrimin për të mos iu kthyer angazhimit në drejtim të PD, u shpreh: “Kurrë, mos thuaj kurrë”.“Nuk përjashtoj asnjë të drejtë time kushtetuese më”, tha Berisha për Syri Tv.

(kle.mu./Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edith harxhi sali berisha zgjedhjet brenda pd edith harxhi sali berisha zgjedhjet brenda pd

Sondazh

Poll