Aktualitet

EMRAT: Aksident i rëndë në Elbasan/ Kamionçina përplaset me “Fiat-in”, humb jetën polici i burgut të Peqinit, 6 perso

11 Qershor 2021, 19:59 Nga DOSJA
EMRAT: Aksident i rëndë në Elbasan/ Kamionçina

ELBASAN- Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan, pranë fshatit Lazaren, ku ka humbur jetën një polic i burgut të Peqinit, i identifikuar si Ardjan Xhaja, ndërsa kanë mbetur të plagosur gjashtë të tjerë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:30, ku janë përplasur një kamionçinë dhe një mjet tip “Ford”.  Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë pasagjeri Xhaja në mjetin tip “Ford”, ndërkohë në spital janë dërguar me urgjencë të plagosurit e tjerë, mes tyre janë edhe drejtuesit e dy automjeteve, të cilët po i nënshtrohen testit të alkoolit. 

Mësohet se të plagosur kanë mbetur Adem Senja, 53 vjeç; Nazmi Hysa, 60 vjeç; Gëzim Baku, 60 vjeç; Marius Hysa, 30 vjeç; Kudret Hasa, 27-vjeç si dhe Maksim Ranxha, 50 vjeç.  Paraprakisht dyshohet se aksidenti të jetë shkaktuar gjatë një tentative parakalimi, megjithatë ende nuk ka një reagim zyrtar lidhur me ngjarjen.

Ndërkohë Policia e Shtetit ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ku edhe kanë nisur nga puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. 

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne elbasan ardjan xhaja vdes ardjan xhaja aksident ne elbasan ardjan xhaja vdes ardjan xhaja

Sondazh

Poll