Aktualitet

“Vrava gruan sepse më foli keq”/ Dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Greqi, tregon me DETAJE si nisi SHERRI:

11 Qershor 2021, 18:08 Nga DOSJA
“Vrava gruan sepse më foli keq”/ Dënohet me burgim të

GREQI–Një 61-vjeçar shqiptar u dënua me burgim të përjetshëm në Patra të Greqisë pasi vrau bashkëshorten e tij  5 vite më parë. Sipas mediave greke, vrasja ndodhi në qershor 2014 në Agiovlasiti, ku shqiptari e goditi gruan me një thikë kuzhine të gjatë 30 cm pas një debati të fortë në shtëpi. Pas ngjarjes autori e mbështolli trupin e gruas 45-vjeçare me një copë dhe shkoi në Polici duke rrëfyer ngjarjen.

Si nisi debati?

Ai tha se sapo ishte kthyer në shtëpi me gruan pas tetë ditësh në spital dhe në vend që të pushonte, ajo këmbënguli të shkonte në punë menjëherë si ndihmëse shtëpiake. Tentativa për ta bindur që të mos shkonte në punë por të pushonte pasi sapo kishte dalë nga spitali, dështoi. Shqiptari tha se nuk e mbante mend se si e vrau gruan me thikën e kuzhinës që gjeti në tavolinë.

“Ajo më foli ashpër dhe keq. Më shtyu në gjoks, duke kaluar para meje. Humba durimin, sepse po shqetësohesha shumë për shëndetin e saj. Ajo ra në këmbët e mia dhe pastaj e kuptova se çfarë ndodhi,” -tha shqiptari.

Në gjykatë ka dhënë dëshmi edhe motra e viktimës e cila paraqiti një version tjetër të etër të çështjes. Ajo ka thënë se kjo gjë ka ndodhur për arsye xhelozie dhe besonte se gruaja e tij nuk ishte besnike ndaj tij. Ajo tha se e motra kishte paraqitur një kërkesë për divorc në Shqipëri pasi burri i saj kishte një lidhje jashtëmartesore dhe bënte skena xhelozie për të motrën ndërkohë që ishte ai që e tradhëtonte.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet greqi patra shqiptari vret me thike gruan ne greqi greqi patra shqiptari vret me thike gruan ne greqi

Sondazh

Poll