Aktualitet

Pasi vrau gruan dhe plagosi kunatën, Ruzhdi Buzhala dënohet me burgim të përjetshëm dhe dëbohet nga Zvicra për 15 vite

11 Qershor 2021, 17:01 Nga DOSJA
Pasi vrau gruan dhe plagosi kunatën, Ruzhdi Buzhala dënohet me burgim

ZVICËR– Shqiptari i Kosovës, Ruzhdi Buzhala, i cili  vrau me thikë gruan dhe plagosi kunatën e tij para tre vitesh në Zvicër, është dënuar me burg përjetë. Vendimi është marrë sot nga Gjykata e Shkallës së Parë, e cila ka lënë mundësinë që në rast ndryshimi të viteve të dënimit, pas përfundimit të kohës së tij në burg, shqiptari të dëbohet nga Zvicra për 15 vite. Kjo pasi dënimi i tij nuk është i formës së prerë dhe mund të ndryshohet në Gjykatën e Lartë të Kantonit të Aargau.

Në sallën e gjyqit, shqiptari pranoi krimin por pretendoi se gjithçka e kishte bërë për vetëmbrojtje pasi dy gratë e kishin sulmuar atë me thika. Për këtë arsye, avokati i tij mbrojtës ka bërë lutje për pafajësi të plotë dhe kompensim të një çerek milioni franga zvicerane për dënimin e mëparshëm me burg. Por, bazuar në provat ekzistuese, Gjykata vendosi të kundërtën.

Ngjarja e rëndë, ku burri vrau gruan e tij 38-vjeçare, edhe motrën e saj 31-vjeçare që ishte për vizitë në banesën e tyre ndodhi mëngjesin e 8 janarit 2018. Pastaj ai i kishte vënë një thikë në dorë, kunatës së vdekur dhe i kishte shkaktuar plagë sipërfaqësore vetes duke thënë se mezi i kishte shpëtuar vdekjes.

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ruzhdi buzhala ruzhdi buzhala denohet me burgim te perjetshem ruzhdi buzhala ruzhdi buzhala denohet me burgim te perjetshem

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Qershor 2021, 15:43

Zgjedhjet për Këshillin e Sigurimit të OKB-së

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara voton sot për të zgjedhur 5 anëtarë jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit.Këshilli i Sigurimit, një organ i...