Aktualitet

Vlerësim për prokurorët çdo tre vjet/ Gent Ibrahimi: Lista miratohet çdo nëntor, vlerësimi në bazë të meritokracisë d

11 Qershor 2021, 17:52 Nga DOSJA
Vlerësim për prokurorët çdo tre vjet/ Gent Ibrahimi: Lista

TIRANË– Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të nisë vettingun e prokurorëve në kriterin etik dhe profesional në vitin 2022. Kjo u njoftua ditën e sotme nga kreu i KLP Gent Ibrahimi në trajnimin e organizuar nga misioni EURALIUS V, në bashkëpunim me Këshillin e Lartë të Prokurorisë mbi legjislacioni e ri kombëtar.

Gent Ibrahimi, falenderoi misionin e asistencës ndërkombëtare për zbatimin e reformës në drejtësi, EURALIUS V dhe nënvizoi se procesi i vlerësimit të prokurorëve është thelbi i punës së Këshillit.

Rëndësia e miratimit të kësaj rregulloreje për menaxhimin e karrierës së prokurorëve, bazuar ekskluzivisht mbi kriterin e meritokracisë dhe garantimin e objektivitetit, paanshmërisë dhe transparencës.

Gjatë sesioneve të trajnimit, pjesëmarrësit u njohën me draftin e rregullores së përgatitur nga Komisioni i Vlerësimit të Veprimtarisë Etike dhe Profesionale të Këshillit dhe diskutuan mbi identifikimin e treguesve të vlerësimit të zbatueshëm për prokurorët me qëllim miratimin e kësaj rregulloreje në seancën plenare të Këshillit, gjatë muajit në vijim.

Kjo rregullore zbatohet për vlerësimin e prokurorëve të caktuar në një pozicion në prokurori, të cilët kanë ushtruar detyrën e prokurorit gjatë periudhës së vlerësimit.

Objekti i kësaj rregullore është përcaktimi i rregullave që plotësojnë skemën e vlerësimit etik dhe profesional të prokurorëve në bazë dhe për zbatim të Ligjit 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar dhe hartimin e metodologjisë së pikëzimit me qëllim përcaktimin e nivelit të vlerësimit të prokurorit. Çdo prokuror i Republikës duhet të gjejë veten në raportin e vlerësimit të miratuar nga Këshilli.

Gjatë periudhës së vlerësimit, tre ose pesëvjeçar, KLP vlerëson prokurorin, pavarësisht nga koha e ushtrimit prej tij të detyrës, e cila gjithsesi nuk mund të jetë më pak se një vit. Çdo muaj Nëntor, Këshilli do të miratojë listën me numrin e prokurorëve të cilët do të jenë pjesë e procesit të vlerësimit për vitin pasardhës.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet gent ibrahimi këshillii i lartë të prokurorisë gent ibrahimi këshillii i lartë të prokurorisë

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Qershor 2021, 15:43

Zgjedhjet për Këshillin e Sigurimit të OKB-së

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara voton sot për të zgjedhur 5 anëtarë jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit.Këshilli i Sigurimit, një organ i...