Aktualitet

Publikohen pamjet! Si u arrestua nëpër shkurre i riu që donte të vriste kushëririn me pushkë në Maliq

11 Qershor 2021, 19:20 Nga DOSJA
Publikohen pamjet! Si u arrestua nëpër shkurre i riu që donte

MALIQ-Policia e Shtetit ka publikuar pamjet e aksionit për kapjen Ervin Gurit në Maliq i cili pas një sherri për motive të dobëta, tentoi të vriste kushëririn e tij.

23-vjeçar u arrestua në flagrancë në një zonë të thellë të Maliqit nëpër shkurre, dhe në video shihet që është i prangosur dhe shoqërohet nga policia , e cila më pas ka publikuar edhe pamjen e armës me të cilën ai qëlloi.

Materialet kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Njoftimi i policisë:

Tentoi të vriste me armë zjarri një shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, bie në prangat e Policisë 23-vjeçari. Sekuestrohet arma e zjarrit tip pushkë. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. G., 23 vjeç, banues në fshatin Podgorie, Maliq. Ky shtetas ditën e sotme, në fshatin Podgorie, gjatë një konflikti për motive të dobëta me shtetasin M. H., 23 vjeç, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri tip pushkë në drejtim të tij, por pa i shkaktuar dëmtime dhe më pas është larguar nga vendngjarja. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, në bashkëpunim me Strukturat për Hetimin e Krimeve në Dvp Korçë dhe Forcat Speciale “Shqiponjat”, falë ndërhyrjes së shpejtë, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e autorit të dyshuar të ngjarjes shtetasit E. G., si edhe nga kontrolli i ushtruar në afërsi të vendit ku kishte ndodhur konflikti, gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit tip pushkë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet ervin guri ervin guri maliq arrestohet ervin guri ervin guri maliq

Sondazh

Poll