Sport

“Duhet kujdes nga…”, De Biasi bëhet ‘spiuni’ i Italisë, tregon edhe problemet që ka Turqia: Më

11 Qershor 2021, 17:03 Nga DOSJA
“Duhet kujdes nga…”, De Biasi bëhet ‘spiuni’

ITALI-Itali-Turqi do të jetë ndeshja hapëse e Euro 2020. Takimi do të luhet në Olimpico dhe sigurisht kjo përballje ka zgjuar interesin e mijëra tifozëve, përfshirë këtu edhe Gianni De Biasin,ish-trajnerin e Shqipërisë. Tashmë si trajner i Azerbajxhanit, De Biasi luajti ndaj Turqisë më 27 maj dhe di disa pika të dobëta të përfaqësueses turke.

“Ata kanë në formacion lojtarë me eksperiencë ndërkombëtare”, tha ai.“Yilmaz, Çelik, Yazici kanë fituar Ligue 1 me Lille, ndërsa Calhanoglun e njohim të gjithë”, shtoi ai.“Më kanë bërë shumë përshtypje, sigurisht që Yilmaz është lideri i skuadrës. Mesfushorët Tufan dhe Yokulsu janë shpirti i skuadrës”, tha De Biasi.

“Mendoj që nuk janë të fortë në mbrojtje, duket e çuditshme, por kështu ma kanë dhënë përshtypjen. Demiral nuk është në momentin e tij, ndërsa Soyuncu po vuan nga sezoni me Leicesterin”, përfundoi Gianni De Biasi.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport euro 2020 italia turqia euro 2020 italia turqia

Sondazh

Poll