Sport

Turqia në kërkim të surprizës ndaj Italisë, ka frenuar dy herë Francën, kampionët e botës

11 Qershor 2021, 15:44 Nga DOSJA
Turqia në kërkim të surprizës ndaj Italisë, ka frenuar

ITALI – Turqi-Itali është sfida hapëse e “Euro2020”, një ndeshje ku “të kaltrit” do të kërkojnë të konfirmojnë forcën që kanë shfaqur në ndeshjet e fundit, ndaj një skuadre, që ka qenë në gjendje që të ndalë Francën 2 herë në kualifikueset e “Euro 2020” dhe e mbylli këtë fushatë me vetëm 1 pikë më pak se kampionët e botës.

Është ky një tregues, që vë në dukje se Turqia nuk do të jetë një kundërshtar aspak i lehtë për skuadrën e Roberto Mancinit në ndeshjen debutuese të këtij europiani. Senol Gunes ka krijuar një skemë të tillë, që mund t’i shkaktojë dëme skuadrës 4 herë kampione të botës padyshim. Turqia është një skuadër që ka qenë në 5 nga 7 evropianët e fundit dhe për herë të parë ajo e pa veten në fazën finale të një kompeticioni të tillë në 1996.

Hakan Calhanoglu pritet të jetë kërcënimi kryesor për skuadrën e Italisë, teksa ai do të jetë një prej pikave të referimit, përsa i përket fazës ofensive të lojës. Në gadishullin Apenin e njohin shumë mirë mesfushorin e Milanit, që gjithsesi nuk është i vetmi që duhet të shqetësojë trajnerin Mancini, teksa mund të përmendim emra të tillë, si Burak Yilmaz apo Yazici, kampion i Francës me Lille.

Turqia do të kërkojë të startojë sa më mire Europianin, duke i shkaktuar një surprizë të hidhur Italisë, që për më tepër luan në shtëpinë e saj, në tempullin e futbollit italian, “Olimpico”, në një takim që është lënë për sot në mbrëmje, në orën 21:00.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport “olimpico” euro 2020 hakan calhanoglu roberto mancinit senol gunes turqia “olimpico” euro 2020 hakan calhanoglu roberto mancinit senol gunes turqia

Sondazh

Poll