Sport

U duk dëmtim i lehtë, por jo. Zlatan Ibrahimoviç rrezikon operacionin

11 Qershor 2021, 15:01 Nga DOSJA

ITALI – Dëmtimi Zlatan Ibrahimoviç po rezulton shumë më serioz, sesa mendohej. Sulmuesi suedez jo vetëm që humbi “Euro2020”, por me gjasa edhe mund t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale, që do ta mbajë për disa muaj larg futbollit.

Natyrisht një lajm jo i mirë për Milanin, i cili po monitoron me kujdes rehabilitimin e suedezit, i cili nëse nuk do të ketë përmirësime deri në fund të muajit, nuk do të mundë t’i shpëtojë bisturisë.

Të enjten, trajneri i kombëtares suedeze, Janne Andersson, pranoi se shërimi i Ibrahimoviçit nuk është në një fazë të përparuar, çka dhe mediat italiane e kanë raportuar.

Sipas raportit të “La Gazzetta dello Sport”, nëse gjërat nuk do të duken mirë në fund të qershorit, Milani mund të vendosë për terapi edhe dy javë të tjera, ose të zgjedhë një operacion, i cili do ta detyrojë 39-vjeçarin të mbetet jashtë fushe për disa muaj.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport “la gazzetta dello sport” humbi “euro2020” janne andersson milani rajneri i kombëtares suedeze zlatan ibrahimovic “la gazzetta dello sport” humbi “euro2020” janne andersson milani rajneri i kombëtares suedeze zlatan ibrahimovic

Sondazh

Poll