Sport

Mungon vetëm firma, Xhaka bashkohet me Mourinhon te Roma!

11 Qershor 2021, 14:36 Nga DOSJA
Mungon vetëm firma, Xhaka bashkohet me Mourinhon te Roma!

ITALI – Mesfushori Granit Xhaka, edhe pse ende nuk ka firmosur, mund të konsiderohet si lojtari më i ri i Romës, raporton “Corriere dello Sport”. Sipas gazetës italiane marrëveshja thuhet të jetë rreth 18 milionë euro për 29-vjeçarin e Arsenalit.

Por sa do të përfitojë Xhaka te Roma? Sipas shkrimit, menaxheri Tiago Pinto ka përfunduar detajet e marrëveshjes me lojtarin. Katër vite kontratë me pagë prej 2.5 milionë eurosh plus bonuset, përafërsisht po aq sa merrte te “Topçinjtë”.

Mesfushori shqiptar dhe kapiteni i kombëtares zvicerane Granit Xhaka do të nënshkruajë kontratë deri në vitin 2025 për të luajtur në “Stadio Olimpico” të Romës, ndërkohë që javën e ardhshme, ai atje do të ndeshet kundër Italisë.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport 29-vjeçarin e arsenalit granit xhaka 29-vjeçarin e arsenalit granit xhaka

Sondazh

Poll