Sulmi me sëpatë në Zyrën e Taksave në Greqi/ Autori merr 15 vite burg, dëshmia e personave të plagosur: Po të mos kisha
11 Qershor 2021, 14:52Nga DOSJA
GREQI-Autori i sulmit në Kozan të Greqisë, i cili u fut me një sëpatë në zyrën e Taksave, korrikun e vitit 2020, ka dalë sot para Gjykatës.
Sipas mediave greke, autori 46-vjeçar i sulmit u shpall unanimisht fajtor për veprimet e tij me 15 vite burg për tentativë vrasje dhe për armëmbajtje pa leje. Dëshmitë e personave që ranë pre e sulmit të tyre janë tronditëse. Një punonjëse e Zyrës së Taksave, i cili mori goditje të shumëfishta nga autori me sëpatë tregoi përjetimet e saj në lidhje me atë ditë të tmerrshme.
Ai thotë se po të mos kishte luftuar që të largoj sot mund të ishte e vdekur. Më pas ambulanca e kishte marrë pasi kishte marrë gotitje në shpinë edhe në kokë derisa e kishte ndaluar atë duke i marrë sëpatën.
“Autori më kapi në korridor. Në momentin që ai më goditi mendova se nuk do t’i shihja më fëmijët e mi dhe u bëra një kafshë. Fillova ta shkelmoja. Po të mos kisha luftuar, nuk do të isha këtu sot. Menaxheri erdhi dhe më tha të ngrihem dhe të largohem. Ambulanca erdhi dhe më mori. Goditja e parë ishte në shpinë, pastaj në kokë, pastaj u ktheva dhe i kapa sëpatën. Nuk e kisha parë kurrë autorin e krimit, ai nuk ishte taksapagues në Zyrën e Taksave Kozani. Në spitalin e Selanikut më thanë se ata kurrë nuk kanë parë një lloj rrahje si në mesjetë. Fëmija im nuk më foli, ai ishte i zemëruar, sepse unë e gënjeva atë dhe ai pa të gjitha në televizor. Ai është nën mbikëqyrje psikiatrike”, tha gruaja e sulmuar.
Ndërsa në fjalën e tij para trupi gjykues, autori 46-vjeçar i sulmit tha për gruan që kishte sulmuar se kishte vendosur të ndalej dhe të mos e godiste me tej, pasi: “Unë pashë vendosmërinë e saj për të jetuar dhe atje u ndalova”.
(e.k/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
GJERMANI- Gjermania do të heqë paralajmërimin e saj të udhëtimit për shumicën e vendeve nga 1 korriku, tha Ministri i Jashtëm Heiko Maas ditën e sotme.Kjo masë ...
GREQI– Avokati i 32-vjeçarit, i cili pretendon se u dhunua gjatë kohës kur kreu shërbimin e detyrueshëm ushtarak ka zbuluar detaje të tjera. Sipas Christ...
KOSOVË– Dioçeza e Rashkës dhe Prizrenit përmes një komunikate në uebfaqen e saj pretendon se objekti i papërfunduar në kampusin e Universitetit të P...
SHBA-Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Joseph Borrell, ka thënë se BE-ja është shumë e angazhuar që të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të...
Gati 30,000 raste të reja me variantin indian të koronavirusit janë konfirmuar në Mbretëri të Bashkuar javën e kaluar, transmeton dpa.Agjencia për Shëndet Publi...
Shtetet e Bashkimit Evropian janë pajtuar të premten që të lehtësojnë kufizimet për udhëtime gjatë verës, ku do të lejohen turistët e vaksinuar plotësisht që të...
BRITANI– Downing Street ka lëshuar të dhënat e takimit të Boris Johnson me homologun e tij kanadez,Justin Trudeau.Sipas Guardian, në bisedimet Johnson vur...
BRITANI– Pesë persona, përfshirë dy oficerë policie janë plagosur në një përplasje midis një Volvo policie dhe një VW Golf pranë vendit për takimin e G7 në Corn...