Bota

E shau nga nëna që sapo i kishte vdekur/ Pse ndodhi përdhunimi i ushtarit në Greqi? Debati që degradoi në ofendime, kapite

11 Qershor 2021, 14:30 Nga DOSJA
E shau nga nëna që sapo i kishte vdekur/ Pse ndodhi përdhunimi i

GREQI– Avokati i 32-vjeçarit, i cili pretendon se u dhunua gjatë kohës kur kreu shërbimin e detyrueshëm ushtarak ka zbuluar detaje të tjera. Sipas Christos Platskos tre ushtarët, të cilët më 21 maj 2009 përdhunuan klientin e tij, ishin me origjinë nga Kreta. Pasi kryen aktin e rëndë, ata u liruan nga shërbimi ushtarak me urdhër të Kapitenit.

32-vjeçari tregoi se gjatë një sherri me Kapitenin, e kishte sharë nga ëma, pa e ditur që kishte ndërruar jetë pak ditë më parë. Ndaj dhe eprori i tij kishte vendosur të hakmerrej duke urdhëruar përdhunimin e tij nga tre ushtarë të tjerë.

Viktima pretendon se njëri ishte personi që kreu aktin, ndërsa dy të tjerët e mbanin me zor. Të pranishëm në dhomën ku edhe ndodhi ngjarja e rëndë ishin edhe dy psikologë të kampit, që edhe pse mundën nuk bënë asgjë për ta ndaluar. Policia ka nisur hetimet, por deri më tani është treguar e rezervuar në identifikimin e personave të përfshirë në ngjarje.  

Marrë nga Tanea

(k.m./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni greqi ushtari i perdhunuar ne greqi greqi ushtari i perdhunuar ne greqi

Sondazh

Poll