Bota

‘Serbia nuk do t’ju harrojë kurrë’/ Vuçiç i dërgon letër Vladimir Putin për Dita e Rusisë, mesazhi nga Beogradi

11 Qershor 2021, 14:34 Nga DOSJA
‘Serbia nuk do t’ju harrojë kurrë’/

BEOGRAD-Me rastin e Ditës së Rusisë, ditën e sotme, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç, i dërgoi një mesazh urimi homologut, Vladimir Putin. Sipas mediave serbe, ai i ka shkruar letër duke i uruar atij që të vazhdojë drejtimin e vendit dhe duke theksuar se ai personalisht do të mbetet i përkushtuar në zhvillimin e fortë të miqësisë mes dy vendeve.

“Tradita shekullore e marrëdhënieve vëllazërore midis vendeve tona, fatet e ndërthurura të popujve tanë dhe vlerat që ndajmë, përfaqësojnë një bazë solide për forcimin e mëtejshëm të partneritetit strategjik, bazuar në respekt dhe besim të ndërsjellë. Unë mbetem personalisht i përkushtuar ndaj zhvillimin e miqësisë së fortë dhe bashkëpunimit gjithëpërfshirës midis Serbisë dhe Rusisë. Shfrytëzoj këtë mundësi për të shprehur edhe një herë mirënjohjen time për Rusinë dhe ju personalisht për mbështetjen aktive të interesave shtetërore dhe kombëtare të Serbisë dhe politikën e saj të paqes, në favor të stabilitetit të rajonit,”-shkruhet në letrën e presidentit 

Nesër është festa kombëtare e Federatës Ruse dhe festohet çdo vit që nga viti 1992 për të përkujtuar miratimin e Deklaratës së Sovranitetit të Shtetit të Republikës Socialiste Federative Sovjetike Ruse (RSFSR) në 12 Qershor 1990. Kalimi i kësaj Deklarate nga Kongresi i Parë i Deputetëve të Popullit shënoi fillimin e reformës kushtetuese në shtetin Sovjetik Rus.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota aleksandar vucic serbi vladimir putin vucic leter putin aleksandar vucic serbi vladimir putin vucic leter putin

Sondazh

Poll