Politike

Meta mallkon Opozitën: Faqen e zezë paçin ata që lanë mandatet, më nxorrën në pritë

11 Qershor 2021, 12:21 Nga DOSJA
Meta mallkon Opozitën: Faqen e zezë paçin ata që lanë

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka fajësuar Opozitën për shkarkimin e tij me 104 vota pro në Kuvendin e Shqipërisë, dy ditë më parë.

Në një konferencë për mediat, Meta tha se ishin ata që e nxorrën në pritë pasi dogjën mandatet dhe ua dorëzuan Kuvendin atyre të Partisë Socialiste. Teksa fliste, Meta mallkoi me fjalët ‘paçin faqen e zezë ata’.


“Ky kuvend është turpi i atyre që e krijuan, përjashtoj atë që ka ndodhur atë ditë që kam qenë në Gjermani, është një nga faqet më të errëta të Shqipërisë. Faqen e zezë të gjitha ata që e bënë këtë gjë. Dhe që nxorën Presidentin e Republikës në pritë, sepse e lanë pa asnjë mbrojtje Republikën. Ka shumë arsye ky Kuvend që iku të votojë në këtë mënyrë, sepse, ju e dini që Presidenti ndaloi në 8 qershor, një gjakderdhje të 2019-ës, e cila do të shërbente për të shpallur Opozitën në Shqipëri si një organizatë terroriste,”- tha Meta ndër të tjera.

LAJM KRYESOR: U shkarkua me 104 vota, flet Meta: Shfaqje e parlamentit monist, deputetët morën para për të votuar! Në fushatë më përfshiu Rama kur prezantoi kandidatët

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike meta ne konference 11 qershor 2021 meta ne konference 11 qershor 2021

Sondazh

Poll