Politike

E skualifikuan nga gara për Kryetar/ Gjykata rrëzon padinë e Ibsen Elezi kundër PD-së

11 Qershor 2021, 11:58 Nga DOSJA
E skualifikuan nga gara për Kryetar/ Gjykata rrëzon padinë e

TIRANË-Padia e Ibsen Elezit kundër PD-së është rrëzuar nga Gjykata e Tiranës. Ibseni ngriti padi pasi nuk iu komunikua formalisht përjashtimi nga gara për kryetarin e Partisë Demokratike.

Më 13 qershor, 75 mijë demokratë pritet ti drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryetarin e ri. Në garë është kryetari aktual Lulzim Basha, Agron Shehaj, Edith Harxhi dhe Fatbardh Kadilli. Deri më tani surpriza është Agron Shehaj, i cili e deklaroi kandidimin pak para skadimit të afatit zyrtar për të marrë pjesë në garë. Si e sheh publiku? Perceptimi i deritanishëm në media dhe debate televizive është se nga procesi në PD nuk do të ketë surpriza dhe se Lulzim Basha do të rikonfirmohet, por pritet data 13 qershor për të parë çfarë do të ndodhë.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike gara per kreun e pd ibsen elezi gara per kreun e pd ibsen elezi

Sondazh

Poll