Politike

AKUZA E FORTË! Meta: Deputetët morën para për të votuar shkarkimin

11 Qershor 2021, 11:29 Nga DOSJA
AKUZA E FORTË! Meta: Deputetët morën para për të votuar

TIRANË- Presidenti i Republikës, Ilir Meta akuzoi deputetët e opozitës parlamentare se kanë marrë para për të votuar shkarkimin e tij. Meta tha se ata morën para dhe ndaj ai sot është i shkarkuar.


“Është normale që ky parlament, nuk më plas cipa fare se sa euro kanë marrë për të shkarkuar Presidentin. Ata donin të pushtonin gjykatën Kushtetuese dhe të gjithë iniciontet dhe zyrat publike, çdo vend pune në Republikën e Shqipërisë, ishte Presidenti dhe populli i jashtëzakonshëm i 2 marsit, që frenoi atë proces. Pavarësisht të gjitha mangësive, vendi shkoi drejt zgjedhjeve që garantojnë një pluralizëm parlamentar. Po kështu, kam pasur shumë arsye për të bërë këtë shkarkesë mllefi ndaj Presidentit, sepse kam mbrojtur çdo veprim për të cënuar sovranitetin dhe integritetin e Shqipërisë. Njëkohësisht kanë shumë të drejtë, pasi u mësuan keq me 120 deputetë, kartonëngritës. Njeriu kur nuk bashkëjeton dot me llogaridhënien, që është themeli i një Republike Demokratike, normal, pasi të gjithë e dinë se kush e nxiti dhunën, kudo në Shqipëri, në Kavajë. Drejtorët e kujt ishin to që vajtën atje dhe shkaktuan gjakderdhje në zyrën e PD. Të gjithë e dinë se kush e nxiti dhunën në Elbasan dhe kush planifikonte që atë dhunë ta shtrinte në të gjithë Shqipërinë sepse mësohesh keq me 120 kartonë në parlament. Sa i takon përpjekjeve të Presidentit. Dua të theksoj rëndësinë e çeljes së negociatave, shpresojmë në një qasje sa më vizionare nga ana e BE, për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut,”- tha Meta.

Lajmi kryesor: VIDEO/ U shkarkua me 104 vota, flet Meta: Shfaqje e parlamentit monist, deputetët morën para për të votuar! Në fushatë më përfshiu Rama kur prezantoi kandidatët

(f.m;f.g/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike ilir meta meta ne konference 11 qershor 2021 ilir meta meta ne konference 11 qershor 2021

Sondazh

Poll