Bota

Haradinaj: Kurti ka zgjedhur të fshihet dhe të largohet nga dialogu Kosovë-Serbi

11 Qershor 2021, 11:47 Nga DOSJA
Haradinaj: Kurti ka zgjedhur të fshihet dhe të largohet nga dialogu

KOSOVË- Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, tha se Albin Kurti në dialogun Kosovë-Serbi ka zgjedhur që të fshihet dhe të largohet nga përgjegjësitë. Haradinaj në fjalën e tij tha se Kurti është duke u fshehur edhe nga presidenti i ShBA-së, Joe Biden.

“Nuk besoj se një shqiptar ka arsye të frikësohet nga Biden, duke e ditur rrugën e tij dhe lidhjen me Kosovën. Pse flisni për palët, pse thoni ‘palët në dialog’. Fol për vete, ti je një palë. Fol për vete, shih kë e ke përballë. Kemi probleme serioze nga fshehja dhe ikja”, tha ai.

Haradinaj gjithashtu ngriti pikëpyetje në lidhje se kujt po i largohet Kurti. Ai ka thënë se mos Serbia ka ndonjë fuqi mbi Kryeministrin Kurti.  

“Nuk e di a po ikë prej VV-së, ndaj kauzës së ndërtuar ndër vjet, nga ata që i ka ngritur në kauza deri në flijim. VV nuk e di a kupton më liderin e vet. Kam bindjen që është ka fshihet edhe nga opozita e sotme të cilën e ka cilësuar si tradhtare, të dëmshme dhe ka pas epitete të tjera për ta. A mos po fshihet edhe prej Serbisë. Mos Serbia ka ndonjë fuqi mbi kryeministrin tonë?”, tha ndër të tjera Haradinaj.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora dialogu kosove-serbi ramush haradinaj dialogu kosove-serbi ramush haradinaj

Sondazh

Poll