Bota

Përplasje në Kuvend, Tahiri i drejtohet Kurtit: Nipat lëri në dasma jo t’i vendosësh në institucionet e rëndësishme 

11 Qershor 2021, 10:13 Nga DOSJA
Përplasje në Kuvend, Tahiri i drejtohet Kurtit: Nipat lëri

KOSOVË- Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri i ka kërkuar Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti që nipat t’i lërë për dasma dhe jo t’i vendosë në institucionet e rëndësishme të vendit. Ai ka thënë se në institucionet duhet të vendosen njerëz profesional dhe jo familjarët e tyre.

“Ia përkujtojmë kryeministrit, që në mesin e këtyre njerëze është edhe njëri nga nipat e juve, dhe është mrie që nipat me i lon për dasma dhe neja familjare e jo me i pru nëpër institucione të rëndësishme, sepse në fund të fundit këtë e keni propozuar edhe mbi këtë bazë keni arrit me i bind njerëzit që nipat janë institucione dhe i keni fitu zgjedhjet. Mos i bëni gabimet e njëjtë, lej nipat për dasma e neja familjare dhe bjeri profesionistët në institucionet”, tha Tahiri.

Kjo replike e Tahirit ka ardhur për shkak se Kurti ka emëruar në detyrë të rëndësishme një të afërmin e tij.   

Kuvendi i Kosovës, po mban seancë plenare ditën e sotme, ku në rend ditë është raportimi i kryeministrit Albin Kurti, lidhur me procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora abelard tahiri albin kurti abelard tahiri albin kurti

Sondazh

Poll