“BE duhet t’i bëjë presion Serbisë dhe jo Kosovës”/ Kurti për dialogun me Beogradin: Në takim duhet të
11 Qershor 2021, 10:40Nga DOSJA
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka raportuar ditën e sotme në Kuvendin e Kosovës në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi. Në fjalën e tij në Kuvend, Kurti ka kritikuar procesin e deritanishëm të dialogut. Ai ka thënë se mungesa e afateve kohore ka dëmtuar procesin e dialogut me Serbinë.
“Pala serbe në vazhdimësi ka minuar përpjekjet e përbashkëta për sukses. Kjo vërehet të një pjesë e madhe e marrëveshjeve. Fushata kundër FSK, vrasja e Oliver Ivanoviqit, arrestimi mbase i orkestruar i Marko Gjurqit, e që u lirua pa asnjë gjobë. Me të gjitha këto është synuar që të krijohet përshtypja që normalizimi mund të arrihet vetëm përmes ndarjes. E cila pastaj popullatës iu paketua si shkëmbim territoresh. Mungesa e afateve kohore e ka dëmtuar procesin e dialogut. Ne jemi vend i pavarur, koha që kalon duhet ta ndryshojë realitetin në Serbi e ta pranojnë krimet që kanë bërë në Kosovë. Pse të ngutemi, kur e kemi shpallur pavarësinë, askush nuk e ka menduar njohjen nga Serbia”, tha Kurti.
Kurti në fjalën e tij ka kritikuar Bashkimin Evropain, duke theksuar se presioni duhet që të jetë mbi Serbinë dhe jo Kosovën. Ndërkohë që më tej, ai ka ritheksuar faktin se Kosova duhet të ulet si e barabartë me Serbinë në dialog.
“22 vende të Bashkimit Evropian janë më shumë se 5 shtete që nuk e njohin Kosovën. Unë kam ftuar krerët e opozitës për të diskutuar për dialogun, qasjen tonë e dini, unë po flas se cilat duhet të jenë parimet, Serbia duhet t’i pranojë krimet e bëra në Kosovë, duhet ta pranojë pavarësinë, barazia e përfaqësuesve, dhe qytetari si fitues në fund”, deklaroi Kurti.
(I.A/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
IRLANDË– Eurodeputeti irlandez, Mick Wallace, i ka reaguar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit në një postim ku fliste për Samitin e djeshëm në Ti...
ANGLI- Mbretëria e Bashkuar do të dhurojë të paktën 100 milion doza vaksinash të Covid-19. CNN shkruan se vaksinat do të dhurohen me anë të programit COVAX, për...
KOSOVË- Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri i ka kërkuar Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti që nipat t’i lërë për dasma dhe jo t’i vend...
KOSOVË– Një rast tejet I papërgjegjshëm është denoncuar nga disa qytetarë të Prishtinës, ku sipas tyre një kompani ka derdhur vaj motori në rrugë.Sip...
KOSOVË– Disa aktivistë të Partisë Socialdemokrate të Kosovës kanë fshirë mbishkrimin në anglisht që ishte vendosur në derën e kishë e cila ndodhet brenda k...
KOSOVË- Një nënë nga Prizreni ka denoncuar në polici zhdukjen e vajzës së saj të mitur. Ajo raportohet se ka thënë në polici se një person ja ka marrë vajz...