Bota

‘A jeni nën presion? A është e mundur që po tradhtoni parimet?’, eurodeputeti irlandez reagon ashpër pas deklar

11 Qershor 2021, 10:37 Nga DOSJA
‘A jeni nën presion? A është e mundur që po tradhtoni

IRLANDË– Eurodeputeti irlandez, Mick Wallace, i ka reaguar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit në një postim ku fliste për Samitin e djeshëm në Tiranë, teksa nënvizonte se lloji i sigurisë së NATO-së është një ndër shtyllat kryesore të BE-së.

Unë arrita në përfundimin se 3 shtyllat e tempullit të BE-së janë lloji antifashist i paqes, një lloj mirëqenie shteti dhe lloji i sigurisë së NATO-s”, shkroi Kurti.

Por, reagim i menjëhershëm i erdhi nga Wallace i cili e pyet Kurtin se nëse e ka serizosht kur thotë se NATO ka të bëjë me paqen.

Seriozisht Albin Kurti po përpiqesh të na thuash që NATO ka të bëjë me Paqen? – Kjo nuk i qëndron asnjë mendimi racional. A jeni nën presion? A është e mundur që po tradhtoni parimet?”, ka shkruar ai.

Seriously @albinkurti are you trying to tell us that #NATO has something to do with Peace? – That doesn’t stand up to any rational thinking. Are you under pressure? Is it possible that you are selling out? https://t.co/xGjFlTR3wb

— Mick Wallace (@wallacemick) June 10, 2021

Në Samitin e mbajtur ditën e djeshme në Tiranë ku merrnin pjesë kryeministrat e rajonit të Ballkanit Perëndimor, pati një përplasje midis kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe asaj serbe Ana Brnabiç mbi rishkrimin e marrëveshjes së CEFTA-s pasi Kosova dhe Serbia nuk njihen me të njëjtat të drejta.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora albin kurti mick wallace samiti i tiranes 10 qershor 2021 albin kurti mick wallace samiti i tiranes 10 qershor 2021

Sondazh

Poll