Bota

‘Macja ime është hajdute’, pronarja e saj në Oregon var sendet në tel dhe fton fqinjët të rimarrin sendet e ty

11 Qershor 2021, 11:12 Nga DOSJA
‘Macja ime është hajdute’, pronarja e saj në Oregon

SHBA– Pronarja e një maceje në Oregon të Shteteve të Bashkuara ka vendosur një pankartë në oborr, në të cilën shkruhet “Macja ime është hajdute. Ju lutem, merrini këto gjëra, nëse janë tuajat”.

Sipas Indipendent, Kate Felmet në një farë mënyrë u detyrua të vepronte kështu, pasi macja e saj, Esme, solli në shtëpi shumë maska, rroba dhe doreza.

Sapo e vendosa shenjën, ajo për një javë nuk më solli asgjë. Pata përshtypjen se ishte paksa e zemëruar për këtë”, tha pronarja e maces.

“Njerëzit afrohen dhe zakonisht bëjnë fotografi, por autobusi i shkollës u ndal dhe disa morën doreza”, shtoi ajo.

Përpos dorezave, që duket se i ka të preferuara, macja krejt e zezë ka sjellë në shtëpinë e pronares edhe kamerë të vogël, rroba dhe ngjitës.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota kate felmet kate felmet

Sondazh

Poll