Politike

U shkarkua me 104 vota, flet Meta: Shfaqje e parlamentit monist, deputetët morën para për të votuar! Në fushatë më përfshiu Rama kur prezantoi kandidatët

VIDEO
Në një konferencë për mediat që nisi në orën 13:00, Meta deklaroi se shkarkimi nuk është një shqetësim për të. Meta tha se shkarkimi është "një shfaqje e parlamentit monist për të spostuar vëmendjen e krimit zgjedhor". 
Featured image of article: U shkarkua me 104 vota, flet Meta: Shfaqje e parlamentit monist, deputetët morën para për të votuar! Në fushatë më përfshiu Rama kur prezantoi kandidatët Ilir Meta
Përditësuar:

TIRANË– Dy ditë pasi Parlamenti i Shqipërisë e shkarkoi me 104 vota pro, presidenti i republikës Ilir Meta, i cili është në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ka mohuar përfundimet e Komisionit Hetimor që sollën shkarkimin e tij. 

Në një konferencë për mediat që nisi në orën 13:00, Meta deklaroi se shkarkimi nuk është një shqetësim për të. Meta tha se shkarkimi është “një shfaqje e parlamentit monist për të spostuar vëmendjen e krimit zgjedhor”.


Kreu i shtetit shtoi se në fushatë nuk u fut pa ‘ftesë’. Sipas tij, “në fushatë më futi Rama kur prezantoi kandidatët”, referuar fotove dhe banderolave që PS dhe Rama përdorën në fushatë ku ironizohej figura e presidentit. Presidenti Meta hodhi një akuzë të fortë në drejtim të deputetëve për të cilët tha se kanë marrë para për të votuar shkarkimin e tij.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kreu i shtetit foli edhe për urdhërin e Joe Biden për sekuestron e pasurive të të korruptuarve në Ballkan, vendim që e përshëndeti. Ajo që spikati në konferencë ishte nervozizmi i presidentit me opozitën jashtë kuvendit. Meta tha se të gjithë ata që nxorrën në pritë presidentin, pasi lanë republikën pa mbrojtje institucionale, referuar indirekt djegies së mandateve.

“Ky kuvend është turpi i të gjithë atyre që e krijuan bashkë. 2 vjet e ca ai kuvend një nga faqet më të errëta. Faqen e zezë të gjithë ata që e kanë bërë atë, dhe që nxorrën prite edhe presidentin e republikës sepse e lanë pa asnjë mbrojtje institucionale republikën.”-tha Meta. 

(f.m;f.g/dosja.al)

  • 14:22

    Meta mallkon Opozitën: Faqen e zezë paçin ata që lanë mandatet, më nxorrën në pritë, lanë pa mbrojtje Republikën

    Presidenti Ilir Meta ka fajësuar Opozitën për shkarkimin e tij me 104 vota pro në Kuvendin e Shqipërisë, dy ditë më parë. Në një konferencë për mediat, Meta tha se ishin ata që e nxorrën në pritë pasi dogjën mandatet dhe ua dorëzuan Kuvendin atyre të Partisë Socialiste. Teksa fliste, Meta mallkoi me fjalët ‘paçin faqen e zezë ata’.“Ky kuvend është turpi i atyre që e krijuan, përjashtoj atë që ka ndodhur atë ditë që kam qenë në Gjermani, është një nga faqet më të errëta të Shqipërisë. Faqen e zezë të gjitha ata që e bënë këtë gjë. Dhe që nxorën Presidentin e Republikës në pritë, sepse e lanë pa asnjë mbrojtje Republikën. Ka shumë arsye ky Kuvend që iku të votojë në këtë mënyrë, sepse, ju e dini që Presidenti ndaloi në 8 qershor, një gjakderdhje të 2019-ës, e cila do të shërbente për të shpallur Opozitën në Shqipëri si një organizatë terroriste,”- tha Meta ndër të tjera.
  • 13:35

    “Nuk jeni më i ri”, gazetarja SFIDON Metën pas deklaratës së tij për të kaluar në krye të LSI-së: Hajde ngjisim Jezercën bashkë

    Presidenti Ilir Meta e ka konsideruar veten të fortë për të rinisur edhe njëherë betejën nga Lëvizja Socialiste për Integrim në Opozitë. Në konferencën për mediat, Meta u pyet nga gazetarja Ambrozia Meta nëse do ta bënte këtë gjë, duke mbajtur deklaratën e dhënë më herët për hapat e tij pas 24 korrikut, pasi sipas saj, Meta nuk është më i ri dhe nuk është në vitin 2004. Por, me bindje, Kreu i Shtetit e ftoi gazetaren që edhe ta shoqëronte në ngjitjen e malit të Korabit e Jezercës, e më pas u largua nga foltorja. 

    Pjesë nga biseda:

    Ambrozia Meta: Pas 24 korrikut i qëndroni planit për të marrë drejtimin e LSI-së sepse nuk jeni më i ri dhe nuk jemi në vitin 2004.

    Ilir Meta: Unë ju ftoj të ktheheni në majën e Jezercës dhe në majën e Korabit. Faleminderit shumë. Do mbetemi në kontakt dhe në majat tona më të larta.

  • 13:34

    Urdhri i Biden për të korruptuarit në Shqipëri, Meta: E mbështes, ky duhet të jetë prioritet në Shqipëri

    Presidenti i Republikës, Ilir Meta e ka përshëndetur vendimin e presidentit të SHBA-ve, Joe Biden për të sekuestruar pasuritë e individëve të korruptuar në Ballkan. Në bashkëbisedimin e sotëm me gazetarët, Meta tha se lufta kundër korrupsionit duhet të jetë një prioritet. “E përshëndes si vendim, Lufta kundër korrupsionit duhet të jetë prioritet i të gjithëve”, tha ai.

  • 13:33

    Çfarë do bëjë nëse e shkarkon Kushtetuesja? Meta: Kini durim, jam këtu deri më 24 korrik, gati të bashkëpunoj me shumicën e re, kushdo qoftë


    Presidenti i Republikës, Ilir Meta u shpreh i hapur për të bashkëpunuar me shumicën e re. Meta tha se po pret vendimin për ankimimin e zgjedhjeve dhe shtoi se është gati për të vendosur marrëdhëniet me institucionet dhe qeverinë e re. I pyetur se ccfarë do të bëjë nëse Gjykata Kushtetuese do ta shkarkojë, Meta tha se duhet durim dhe qetësi, pasi do të jetë aty deri më 24 korrik të vitit të ardhshëm.

    Ilir MetaKini durim deri në datën 24 korrik të vitit të ardhshëm do të jemi këtu në mënyrë të vazhdushme. Këto kohë jo në mënyrë intensive se do i lemë kohë të përfundojë procesi zgjedhor i ankim dhe vëmendjen ta marrë ky proces. Pastaj me fillimin e sezonit të ri do të jemi shumë aktivë këtu. Të jeni shumë të qetë.

    Nuk po japim shfaqje këtu se çfarë është deklaruar kundër Presidentit, por është një gjë tepër e qartë që gjitha shqetësimet e presidentit u verifikuan. Do ishte mirë të kishim pasur zgjedhje model, por e dimë shumë mirë të gjithë ata që duan ta dinë, se presidenti ka bërë çdo përpjekje për të parandaluar degradimin e standardit të zgjedhjeve. Nuk kam asnjë shqetësim nga akti antikushtetues i parlamentit njëpartiak. Unë pres me shumë qetësi e durim përfundimin e ankimimeve dhe të bashkëpunoj me shumicën e re, me opozitën e re, ne Parlamentin e ri, në respekt të Kushtetutës, për rivendosjen e llogaridhënies në të gjitha nivelet.

  • 13:29

    AKUZA E FORTË! Meta: Deputetët morën para për të votuar shkarkimin


    Presidenti i Republikës, Ilir Meta akuzoi deputetët e opozitës parlamentare se kanë marrë para për të votuar shkarkimin e tij. Meta tha se ata morën para dhe ndaj ai sot është i shkarkuar.

    “Është normale që ky parlament, nuk më plas cipa fare se sa euro kanë marrë për të shkarkuar Presidentin. Ata donin të pushtonin gjykatën Kushtetuese dhe të gjithë iniciontet dhe zyrat publike, çdo vend pune në Republikën e Shqipërisë, ishte Presidenti dhe populli i jashtëzakonshëm i 2 marsit, që frenoi atë proces. Pavarësisht të gjitha mangësive, vendi shkoi drejt zgjedhjeve që garantojnë një pluralizëm parlamentar. Po kështu, kam pasur shumë arsye për të bërë këtë shkarkesë mllefi ndaj Presidentit, sepse kam mbrojtur çdo veprim për të cënuar sovranitetin dhe integritetin e Shqipërisë. Njëkohësisht kanë shumë të drejtë, pasi u mësuan keq me 120 deputetë, kartonëngritës. Njeriu kur nuk bashkëjeton dot me llogaridhënien, që është themeli i një Republike Demokratike, normal, pasi të gjithë e dinë se kush e nxiti dhunën, kudo në Shqipëri, në Kavajë. Drejtorët e kujt ishin to që vajtën atje dhe shkaktuan gjakderdhje në zyrën e PD. Të gjithë e dinë se kush e nxiti dhunën në Elbasan dhe kush planifikonte që atë dhunë ta shtrinte në të gjithë Shqipërinë sepse mësohesh keq me 120 kartonë në parlament. Sa i takon përpjekjeve të Presidentit. Dua të theksoj rëndësinë e çeljes së negociatave, shpresojmë në një qasje sa më vizionare nga ana e BE, për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut,”- tha Meta.

  • 13:28

    Fotoja duke pirë përballë Etildës, Meta publikon videon e Ramës: Ja kush më futi në fushatë…kryeministri: Dhe mos më thoni që nuk është deputet


    Presidenti i Republikës, Ilir Meta deklaroi sot në fushatë elektorale nuk u fut vetë. Meta sqaroi se ishte kryeministri Edi Rama, ai që e përmendi i pari dhe e përdori emrin dhe imazhin e presidentit për ta sulmuar gjatë fushatës së 25 prillit 2021.

    Meta shfaqi sërish deklaratat e Ramës, kur sulmonte Metën dhe krijoi montazhet e famshme të tij dhe personazheve të opozitës për ti krahasuar me kandidatët e PS.

    Ilir Meta: Fillojmë me përfshirjen e Presidentit në fushatë. Kush e përfshiu Presidentin? Të lutem, të lutem regjia. 10 mars, dita e prezantimit të kandidatëve. (flet Rama). Shpresojmë që iu stabilizua frymëmarrja, kalojmë tek tjetra tani.

  • 13:26

    Ironia e Metës: Jam gati të zhvillojmë takimin e 10 majit


    Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka ironizuar sot anëtarët e Komisionit Hetimor të ngritur për shkarkimin e tij dhe tha se është gati që ti takojë. Edhe pse mungoi me javë të tëra në këtë komision, Meta tha se nuk ka marrë pjesë për në komision për shkak të axhendës së ngjeshur.

    Ilir Meta: Theksoj gatishmërinë time për të takuar iniciatorët e kësaj shfaqje brenda afatit ligjor që ishte data 10 maj dhe për të cilën i lajmërova dhe ata e refuzuan sepse kërkonin që Presidenti të spostonte axhendën.

  • 13:22

    U shkarkua me 104 vota, Meta: Tentativë e parlamentit monist për të tërhequr vëmendjen nga krimi zgjedhor


    Presidenti i Republikës, Ilir Meta deklaroi sot se nuk është një shqetësim për të vendimi i Kuvendit për ta shkarkuar. Meta e cilësoi vendimin një shfaqje e parlamentit monist, ndërsa shtoi se Kuvendi kërkon të heqë vëmendjen nga hetimi dhe zbardhja e krimeve zgjedhore.

    ‘’Pas 25 prillit se e kam vënë re që jeni të mërzitur, natyrisht ka shumë arsye për çdo për të qenë i lumtur, duhet të jemi të kënaqur që po kalojmë nga epoka e para 25 prillit, e parlamentit monist, në një epokë ose po rikthehemi në pluralizmin politik parlamentar, pavarësisht se zgjedhjet ende s’kanë përfunduar, duhet të durojmë, derisa të përfundojnë proceset e ankimimit.

    Përderisa ka patur kërkesa për vlerësime, për intervista, konsiderata lidhur me shfaqjen më të fundit të parlamentit monist, ju e dini që jemi përjekur të qëndrojmë larg asaj shfaqje, se ka qenë e qartë për të hequr vëmendjen nga hetimi dhe zbardhja e krimeve zgjedhor e për të spostuar vëmendjen tek fajtorë që nuk ekzistojnë.Pa e zgjatur shumë po ju theksoj gatishmërinë time, edhe pse Kuvendi ka qenë i shkarkuar që në 25 prill, për të takuar iniciatorët e kësaj shfaqje brenda afatit ligjor që ishte data 10 maj, dhe për të cilën i lajmërova, që e refuzuan. E kishin me diktat që Presidenti duhet të linte takimin e planifikuar prej 10 ditësh me ministren e Austrisë apo Presidentin e Sllovenisë për tiu nënshtruar tekave. ‘’- tha Meta.

Shto Koment