Bota

‘Bekoi Albin Kurti’ aktivistët e PSD-së në Kosovë thumbojnë kryeministrin me mbishkrimin në derën e kishës

11 Qershor 2021, 10:02 Nga DOSJA
‘Bekoi Albin Kurti’ aktivistët e PSD-së në

KOSOVË– Disa aktivistë të Partisë Socialdemokrate të Kosovës kanë fshirë mbishkrimin në anglisht që ishte vendosur në derën e kishë e cila ndodhet brenda kampusit të Universitetit të Prishtinë.

Aty shkruhej në gjuhën angleze “Jezusi urren serbët”, dhe ende nuk dihet se kush është autor i këtij mbishkrimi, por ditën e sotme aktivistët e PSD-së e kanë fshirë duke e zëvendësuar me ‘Simboli i shovinizmit bëhet faltore. Bekoi: Albin Kurti”.

Sipas Express, dje për herë të parë pas gati 23 vitesh në këtë kishë u mbajt një meshë fetare. Siç njoftoi Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit, liturgjia u mbajt nga Peshkopi Teodosije. Ky veprim i Kishës Ortodokse Serbe ngjalli reagime të shumta në Kosovë, e madje u konsiderua provokim.

Universiteti i Prishtinës ka njoftuar se do të ndërmarri të gjitha veprimet e nevojshme ligjore për lirimin e kampusit universitar nga të gjitha objektet e ndërtuara pa leje, ku përfshihet edhe objekti në të cilin është organizuar ceremonia në fjalë.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora albin kurti kisha ortodokse serbe peshkopi teodosije albin kurti kisha ortodokse serbe peshkopi teodosije

Sondazh

Poll