Bota

Kërkoi të vizitojë Mitrovicën e Veriut, Ministres serbe të Punës i refuzohet hyrja në Kosovë  

11 Qershor 2021, 09:39 Nga DOSJA
Kërkoi të vizitojë Mitrovicën e Veriut, Ministres serbe

KOSOVË- Ministrja e Punës në Serbi, Darija Kisiç-Tepavçeviç i është refuzuar hyrja në Kosovë. Gazeta Ekspress shkruan se Kisiç-Tepavçeviç do të vizitone mbrëmjen e kaluar Mitrovicën e Veriut, por në kufi nuk e kanë lënë të kalojë.

Ajo në Kosovë nu do të vinte me pozitën e Ministrës, por me atë të Profesoreshës. Kisiç-Tepavçeviç pritet të kryente një provim me studentët në Departamentin e Epidemiologjisë në Fakultetin e Mitrovicës së Veriut. 

“Profesoresha Kisiq-Tepavçeviq njoftoi shkuarjen në pozitën e profesoreshës dhe jo në cilësinë e një ministreje. Sidoqoftë, autoritetet në Prishtinë sonte, pa ndonjë arsye, përmes oficerit të pikës kufitare e refuzuan atë të hynte në Kosovë”, thuhet në reagimin e të ashtuquajturës Zyra Serbe për Kosovën.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora darija kisiç-tepavçeviç ministres serbe i ndalohet vizita ne kosove darija kisiç-tepavçeviç ministres serbe i ndalohet vizita ne kosove

Sondazh

Poll