Gjermania me probleme ndaj Francës, mungon mesfushori i Bayernit
11 Qershor 2021, 05:34Nga DOSJA
GJERMANI – Lajm i keq për Gjermaninë vetëm pak ditë para startit të “Euro2020”. Trajneri Joakim Low nuk do të ketë në dispozicion mesfushorin Leon Goretzka, të martën e 15 qershorit, kur do të luhet ndeshja kundër Francës në “Alliaz Arena”.
Lajmin e konfirmoi edhe drejtori sportiv i Federatës Gjermane të Futbollit, Oliver Bierhoff. “Leon Goretzka mund të stërvitet me ekipin, por nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjen e pare. Ai është një lojtar tepër i rëndësishëm dhe jam i sigurt se do të luajë një rol jetik për ne në ndeshjet e tjera të Europianit,”– u shpreh Bierhoff.
Mësohet se mesfushori i Bayern Munich, Leon Goretzka, ka një dëmtim muskulor nga i cili nuk mund të riaftësohet në kohë për ndeshjen me Francën, e cila është mjaft e rendësishme për të dyja skuadrat që bëjnë pjesë në grupin F, së bashku me Hungarinë dhe Portugalinë.
B.T (Dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
ITALI-“Mancini e njeh Turqinë sepse ai ishte trajner i Galatasaray dhe ne nuk jemi favoritë në këtë grup por do të doja të isha në gjendje të luaja finale...
ANGLI – Kampionët e Manchester City nuk kanë ndërment ta shesin mesfushorin gjerman si kundër është folur këto ditë në media të ndryshme. “Sky Sport” rapo...
ZVICER – Nesër, më 11 qershor, në “Olimpico” të Romës, me ndeshjen Turqi-Itali, do të nisin finalet e “Euro2020”. Janë 24 skuadra në garë për kurorën e kontinen...
ANGLI– Disa ditë më parë, Sergio Aguero i dha lamtumirën Manchester City-t pas 10 viteve të kaluara në klubin anglez. Si pjesë e bujarisë së tij, ai i dha...
ROMË-Në Romë kanë filluar ethet e derbit. Zyrtarizimi i Maurizio Sarrit te Lazio ishte kundërpërgjigjja e bardhekaltërve pas mbërritjes në kryeqytet të Jos...
SUEDI-Kampionati Europian i Suedisë nuk mund të fillonte më keq. Së pari dëmtimi i Zlatan Ibrahimoviç dhe pastaj lajmi i pozitivitetit me Covid të Kuluse...
ITALI – Sipari i “Euro2020” do të ngrihet të premten e 11 qershorit në stadiumin “Olimpico” të Romë, para takimit të parë të këtij eventi, Turqi-Itali. Ashtu si...
FRANCE – Nga Liverpool te Paris SG! Klubi parizien ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e mesfushorit holandez, Georginio Wijnaldum, i cili vjen nga “the Reds”...