Aktualitet

Protesta për burimin e Sinecit, banorët e Lumasit ‘pushtojnë’ zyrtat bashkiake, Policia i nxjerr jashtë, paralaj

10 Qershor 2021, 17:06 Nga DOSJA
Protesta për burimin e Sinecit, banorët e Lumasit

BERAT- Protesta e banorëve të Lumasit në Kuçovë për burimin e Sinecit ka “zbarkuar” sërish në zyrat e njësisë administrative. Banorët, të revoltuar, kanë hyrë me forcë për ditën e dytë radhësi duke kërkuar ndërhyrje.

Ata kanë kërkuar që të nxjerrin me forcë administratorin Arti Çela, duke deklaruar se ai nuk i përfaqëson dot. Kjo pasi jo vetëm nuk po e përçon zërin e tyre, por është bërë palë me kompaninë Salillari që synon t’u marrë ujin.

“Ju nuk na dëgjoni, nuk na respektoni, nuk punoni për të mirën e kësaj çështje. Po tregoheni zengjin me Policinë. Policia po ushtron dhunë tek banorët,”-tha një prej tyre.

Banorët janë nxjerrë jashtë nga Policia dhe nga aty e kanë zhvilluar protestën, duke paralajmëruar: Nëse nuk na japin zgjidhje do të marrim autobusët dhe do të nisemi drejt Tiranës.

Banorët janë ngritur në protestë prej 25 ditësh dhe kanë bllokuar edhe rrugët e fshatit për të penguar mjetet e firmës kontraktuese që të vijojnë punën për ndërtimin e ujësjellësit. Herë pas herë ka pasur përplasje me policinë, deri në dhunë fizike. Bashkia ka deklaruar se nuk do ta ndalojë projektin, pasi nuk është pronë e banorëve dhe ujësjellësi është në të mirën e fshatit.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet banoret e lumasit ne proteste protesta ne sinec banoret e lumasit ne proteste protesta ne sinec

Sondazh

Poll