Aktualitet

Kishte 1.1 mln paund kokainë në shtëpi! “Bossi” i madh shqiptar dënohet me 10 vite burg, para Gjykatës “shiste me

10 Qershor 2021, 16:18 Nga DOSJA
Kishte 1.1 mln paund kokainë në shtëpi! “Bossi” i

BRITANI E MADHE- Muhamet Qosja, 29 vjeç, është dënuar me 10 vite burg nga Gjykata për trafik droge dhe disa akuza të tjera. Qosja u kap me 5 kilogram kokainë në banesën e tij në Angli, vlera e të cilës ishte 1.1 milion paund. 

Përveç drogës, shqiptari akuzohej edhe për gjashtë akuza në lidhje me posedimin e armës së zjarrit, municionit dhe posedimin e lëndëve narkotike me qëllim shpërndarjen e tij. Akuzave u është shtuar edhe ajo e pastrimit të parave. Kjo pasi në banesë iu gjet një armë tip revolveri, 20 fishekë dhe 12 kilogramë kokainë të fshehura në dhomën e gjumit. Përveç armës, ai kishte fshehur në shtëpi edhe 23,000 £.

Gjatë seancës së tij gjyqësore, kryeinspektori Toni O’Sullivan tha: Qosja kishte hyrë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar dhe se po shpërndante në mënyrë aktive drogë të klasit A në emër të një grupi të krimit të organizuar. Ndërsa ai shtoi se kishte mbërritur në Angli në 2014 dhe vendosi të merrej me drogë sepse ‘paguhej mirë’.

Marrë dhe përkthyer nga nationalcrimeagency.gov.uk

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet denohet muhamet qosja muhamet qosja denohet muhamet qosja muhamet qosja

Sondazh

Poll