Aktualitet

Pengmarrja në Gjirokastër! 34-vjeçari “shpëtohet” nga Policia, shokët e lagjes e torturonin. Mes 3 autorëve dh

10 Qershor 2021, 16:47 Nga DOSJA
Pengmarrja në Gjirokastër! 34-vjeçari

GJIROKASTËR– Një 34-vjeçar, i identifikuar si Julian Gjonçaj është marrë peng ditën e sotme në qytetin e Gjirokastrës. Për disa orë, tre persona e kanë mbajtur peng nën kërcënimin e armëve në banesën e një 35-vjeçareje, duke ushtruar dhunë ndaj tij për motive që ende nuk janë zbardhur. Gjonçaj u lirua nga “duart” e pengmarrësve të tij vetëm falë ndërhyrjes së Policisë së Shtetit, efektivët e të cilës kanë vënë në pranga 3 persona: Enea Taho 33 vjeç; Myrteza Domi 28 vjeç dhe Denisa Karaqozi 35 vjeçe. Gjonçaj, njihej si përdorues dhe shpërndarës droge dhe autorët e pengmarrjes ishin shokë të tij, të gjithë banorë të së njëjtës lagje. Përveç të arrestuarve, Policia po heton në gjendje të lirë edhe një të mitur, vetëm 14 vjeç, roli i të cilit ende nuk dihet. Teksa kontrollonin banesën ku mbahej peng 34-vjeçari, Policia gjeti dhe sekuestroi 1 armë zjarri automatike, 35 doza me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva, një mjet mprehës(thikë). Ndërkohë që po heton për të zbuluar shkakun e pengmarrjes, ndërsa paraprakisht dyshohet se ka lidhje me prishje të pazareve për lëndë narkotike. 

Njoftimi i policisë:

Gjirokastër.; Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Kalaja”.

I hoqën lirinë në mënyrë të paligjshme nën kërcënimin e armës 34 vjeçarit, arrestohen në flagrancë nga Policia 3 shtetas.

Sekuestrohen 1 armë zjarri kallashnikov, municion luftarak, një sasi dozash me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva dhe një mjet mprehës (thikë)

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Gjirokastër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Gjirokastër, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se shtetasit J. Gj., 34 vjeç, banues në Gjirokastër, i kanë hequr lirinë nën kërcënimin e armës 4 shtetas, organizuan punën dhe falë veprimeve të shpejta dhe profesionale bënë të mundur finalizimin e operacionit “Kalaja”, ku si rezultat u arrestuan në flagrancë shtetasit:

•M. D., 28 vjeç, E. T., 33 vjeç dhe D. K., 35 vjeçe, të tre banues në Gjirokastër, si dhe u procedua në gjendje të lirë një 14 vjeçar.

Shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri – tjetrin nën kërcënimin e armës i kanë hequr lirinë shtetasit J. Gj, duke ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj tij për disa orë.

Falë reagimit të menjëherëshëm të Policisië dhe veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, identifikimi, lokalizimi dhe vënia në pranga e autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje.

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit E. T., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri automatike, 35 doza me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva, një mjet mprehës (thikë).

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet denisa karaqozi enea taho julian gjonçaj myrteza domi pengmarrje ne gjirokaster denisa karaqozi enea taho julian gjonçaj myrteza domi pengmarrje ne gjirokaster

Sondazh

Poll