Aktualitet

Turqia po ‘zien’! Faruk Fatih Özer i lidhur me shtetin? Del fotoja me kryediplomatin, ministri Çavuşoğlu justifikohet: S

10 Qershor 2021, 14:47 Nga DOSJA

ANKARA– Një foto e publikuar në rrjete sociale dhe që më pas është marrë nga mediat turke ka trazuar edhe njëherë rehatinë e një prej “të besuarve” të presidentit Recep Tajip Erdogan. Supermashtruesit Faruk Fatih Özer i është publikuar një foto, ku shfaqet në takim me ministrin e Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu.

Ish-deputeti Feyzi İşbaşaran nxorri foton dhe krahas saj shkruante: Çfarë rastësie është kjo? Z. Ministër, mijëra investitorë të vegjël kanë humbur paratë e tyre. Ju lutem jepni dorëheqjen!

Menjëherë kryediplomati është justifikuar duke shpjeguar edhe prapaskenat e fotos së bërë me supermashtruesin, që dyshohet se fshihet në Shqipëri. 

“Unë nuk e njoh Faruk Fatih Özer, themeluesin e Thodex. Fotografia që qarkullon në mediat sociale u mor gjatë vizitës që më bëri djali i Saffet Sancaklı, Mert, më 26 Dhjetor 2019,”-shkruan ai. Ndërkohë Policia ka ushtruar kontrolle në shtëpinë e 27-vjeçarit por nuk ka gjetur asnjë të dhënë apo material që mund ta përdorin kundër tij. 

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet faruk fatih ozer faruk fatih ozer ne shqiperi mevlüt çavuşoğlu faruk fatih ozer faruk fatih ozer ne shqiperi mevlüt çavuşoğlu

Sondazh

Poll