Aktualitet

Ishte kthyer në ‘makth’ për gruan dhe fëmijët duke i dhunuar, 56-vjeçari shqiptar në Greqi lihet në arrest shtëpie,

10 Qershor 2021, 15:09 Nga DOSJA
Ishte kthyer në ‘makth’ për gruan dhe fëmijët

GREQI– Një 56-vjeçar shqiptar në Greqi që kërcënonte dhe dhunonte vazhdimisht gruan dhe tre vajzat e tij, është lënë në arrest shtëpie.

Ai ra në prangat e policisë në Pelion, pas ankesës së gruas të tij, e cila telefonoi policinë ditën e mërkurë. Mediat greke shkruajnë se shqiptari, identiteti i të cilët nuk bëhet i ditur, u thirr ditën e sotme në gjykatë, por seanca u shty. Ai u la në arrest shtëpie, por duhet të mbajë distancë me vajzat prej 50 metrash.

Ai jetonte në zonën Lechonia me vajzat dhe bashkëshorten, të cilat i keqtrajtonte vazhdimisht. 56-vjeçari i kishte kërcënuar se do t’i vriste edhe vajzat e tij të moshës 23, 18 dhe 13 vjeç. Vendimi përfundimtar pritet të jepet në seancën e radhës.

(kle.mu.dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet 56-vjecari shqiptar dhunon vajzat shqiptari ne greqi lihet ne arrest shtepie 56-vjecari shqiptar dhunon vajzat shqiptari ne greqi lihet ne arrest shtepie

Sondazh

Poll