Politike

Kolegji Zgjedhor ‘shqyrton’ Shkodrën/ LSI mungon, seanca nuk shtyhet: Rrëzohet kërkesa e PD-së për prova shtesë

Kolegji Zgjedhor ka vijuar me shqyrtimin e kërkesave dhe ka rrëzuar një rën prej tyre. Konkretisht është rrëzuar kërkesa e Partisë Demokratike për pranimin e provave shtesë. Kolegji Zgjedhor ka konsideruar të arsyeshme që të marrë si prova vetëm ato që janë paraqitur deri më tani.
Featured image of article: Kolegji Zgjedhor ‘shqyrton’ Shkodrën/ LSI mungon, seanca nuk shtyhet: Rrëzohet kërkesa e PD-së për prova shtesë Kolegji Zgjedhor
Përditësuar:

TIRANË– Kolegji Zgjedhor është mbledhur sot për shqyrtuar ankimimin e PD-së dhe të LSI-së për vendimin e Komisionit të Ankesave për rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit në Shkodër. Përfaqësuesit e LSI-së nuk janë paraqitur në seancë dhe kanë kërkuar shtyrjen e seancës, por kjo kërkesë është rrëzuar. Altin Kaziaj ka sqaruar se mungesa tij gjatë seancës së sotme, nuk është dorëheqje.

Kolegji Zgjedhor ka vijuar me shqyrtimin e kërkesave dhe ka rrëzuar një rën prej tyre. Konkretisht është rrëzuar kërkesa e Partisë Demokratike për pranimin e provave shtesë. Kolegji Zgjedhor ka konsideruar të arsyeshme që të marrë si prova vetëm ato që janë paraqitur deri më tani.

“Nuk pranohet kërkesa e LSI-së për shtyrjen e seancës së sotme, e pabazuar në prova dhe në ligj. Arsyetimi i parashtruar nuk është shkak ligjor që justifikon shtyrjen e seancës ligjore. LSI kishte dije për këtë seancë dhe mund ta përcaktonte një përfaqësues.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gjithashtu rrëzohet kërkesa e PD-së për të paraqitur prova shtesë. Pranohen si prova ato që janë paraqitur deri më tani,”- u tha në Kolegj.

Kolegji Zgjedhor ka vulosur deri më tani rezultatin e zgjedhjeve të  25 prillit për qarkun e Tiranës, Beratit, Gjirokastrës dhe Korçës, pa ndryshime në rezultate.

(f.m/Dosja.al)

  • 18:10

    Nuk mori pjesë në seancën e Kolegjit për Shkodrën, përfaqësuesi i LSI: Nuk jemi tërhequr, do t’i shkojmë deri në fund procesit zgjedhor

    Altin Kaziaj

    Përfaqësuesi i Lëvizjes Socialiste në Kolegjin Zgjedhor, Altin Kaziaj ka folur rreth mungesës së tij gjatë seancës së sotme të Kolegjit zgjedhor në shqyrtimin ankimimit për qarkun e Shkodrës. Ai ka sqaruar për mediat se mungesa e tij sot, nuk është dorëheqje.

    Dua të informoj opinionin publik se ditën e sotme LSI ka dërguar një shkresë lidhur me shtyerjen e seancës për Qarkun e Shkodrës për shkak të pamundësisë për të qenë në këtë seancë, nuk jemi tërhequr nga rruga për ti shkuar deri në fund këtij procesi zgjedhor, ndonëse vendimet e Kolegjit nuk kanë qenë në përputhje me ligjin, e pa asnjë surprizë vendosën të rrëzon  kërkesat e PD-AN dhe LSI, e po pa surpriza do jenë edhe vendimet për qarqet e mbetura Fieri dhe Elbasani.”, tha Altin Kaziaj.

Shto Koment